Parregullsi rreth parave dhe pronave të partive politike, kanë zbuluar revizorët shtetërorë

Sot, Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) i publikoi Raportet përfundimtare për revizionet e kryera të Raporteve financiare të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për vitin 2018. Janë vërejtur parregullsi në lidhje me pronat e paluajtshme dhe rrjedhat e parave, gjegjësisht të ardhurat dhe shpenzimet, me theks në pagesat e tarifave për anëtarësim, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Për të tre partitë politike janë shprehur rezerva në lidhje me prezantimin e vërtetë dhe objektiv të raporteve financiare dhe pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara, theksohet në Raportin e Revizorëve.

Raporti i revizionit për llogarinë për funksionim të e rregullt të LSDM-së thekson se një pjesë e ndërtesave të trashëguara kanë status të pazgjidhur të pronësisë dhe ato nuk janë regjistruar në evidencë, ndërsa pagesa mujore e anëtarësisë nga secila organizatë komunale në shumën e plotë është paguar direkt në llogarinë e transaksionit dhe për këtë nuk ka pasqyrë të plotë dhe konfirmim të shumave të paguara individualisht.
Revizorët shtetërorë rekomandojnë që të korrigjohet mënyra e mbledhjes, pagesës dhe e informimit për shumat e pranuar atë anëtarësisë, si dhe që të vazhdojë përcaktimi i pronësisë dhe evidentimi i objekteve.

Në raportin për llogarinë e partisë opozitare VMRO-DPMNE për vitin 2018 theksohet se atë vit është inicuar proces gjyqësor për ndalim të tjetërsimit, dhënies në hipotekë ose marrjes me qira të një pjese të pasurive të paluajtshme (duke iu referuar ndërtesës së selisë së partisë në Shkup) , e cila nuk ka qenë e regjistruar në librat e afariste të partisë.

ESHR kërkon edhe rregullimin e akteve për regjistrim dhe raportim të të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe burimet e financimit të partisë VMRO-DPMNE, por edhe rregullimin e pagesës dhe evidentimin e anëtarësive.

Raporti për llogarinë e BDI për vitin 2018 thuhet se për disa fatura nga furnitorët nuk është siguruar dokumentacion përkatës mbështetës dhe nuk është kryer asnjë inventar i automjeteve të pasagjerëve që BDI i përdorë në bazë të kontratave.

Auditorët rekomandojnë BDI të sigurojë dokumentacionin e plotë nga furnitorët si shtojcë e faturave prej tyre dhe të bëjnë një inventar të mjeteve nga entitet tjetër dhe të shënojë mjetet që i ka aktualisht me numra të inventarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button