Spanjë, 5 futbollistë pozitiv ndaj COVID-19

Rezultatet e para të testimit në ligën e parë dhe të dytë spanjolle zbuluan pesë futbollistë pozitiv ndaj COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmëruan mediat spanjolle tre lojtarë të klubit të La Ligës, ndërsa dy janë  nga Segunda, rangun e dytë të garimit në Spanjë. Është me rëndësi të përmendet që ky numër do të rritet, meqë tani për tani vetëm disa klube morën rezultatet e testeve që janë bërë më herët këtë javë.

Parashikimet theksuan se midis 25 dhe 30 raste pozitive të infektimit me koronavirus do të zbulohen në dy ligat e para spanjolle. Vetëm në 20 klube të La Ligës, do të zhvillohen gjithsej rreth 2,000 testime, ndërsa përveç lojtarëve, do të testohen trajnerët dhe anëtarët e stafit profesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button