Dita e Evropës, Zhbogar: Të gjithë jemi një familje

Me tingujt e himnit të Maqedonisë dhe atë të Evropës, me maska mbrojtëse por edhe me distancën e rekomanduar prej një metër, para Filarmonisë së Maqedonisë u paralajmërua shënimi i 9 majit, Dita e Evropës, njofton RTV21.

“Ne kemi histori të përbashkët, por prej këtij viti Kroacia hyn në historinë e RMV-së edhe një herë si vend nën kryesinë e së të cilit BE-ja vendosi t’i hapë negociatat me vendin tonë. Ju falënderoj shumë, përcilleni mirënjohjen tonë ndaj Kroacisë për të gjithë përkrahjen tuaj” – tha  Bujar Osmani, Zv/Kryeministër.

“Më në fund jemi të gatshëm që ta fillojmë aventurën tuaj drejt jetës më të mirë në BE. Solidariteti I mbështetur nga BE për çdo vend anëtar , për ju dhe gjithë rajonin, gjatë kohës së krizës, e tejkalon mbështetjen nga çdo partner tjetër dhe kjo është përgjigjja e gjithë dilemave që vendosen në këto vite të fundit, cili është qëndrimi i BE për gjithë rajonin. Përgjigja është të gjithë jemi një familje” – tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button