ZYRTARE: Qeveria ndryshoi orën policore për fundjavë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 50-të vendosi për që ora policore të fillon nga ora 19:00, sikurse ditët tjera të javës, transmeton Portalb.mk.

“Duke filluar nga prej nesër (09 maj), të shtunën edhe të dielën, qytetarët do të mund të lëvizin në periudhën prej 05:00 deri në ora 19:00”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Në fundjavë, fëmijët nën moshën 18 vjeçare mund të lëvizin nga ora 13:00 deri në ora 19:00.

Të moshuarit mbi 67 vjeç, në fundjavë mund të lëvizin nga ora 05:00 deri në ora 12:00.

Në fundjavën e fundit, ora policore ishte prej orës 14:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button