Italia raportoi për 2,928 të shëruar në 24 orët e fundit

Ka shkuar në mbi 30 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Italia ka regjistruar 243 viktima dhe 1327 raste pozitive më shumë në 24 orë.

Numri i personave aktual pozitiv me COVID 19 është 87 961 raste, me një reduktim me 1,663 të prekur më pak se një ditë më parë, transmeton OraNews.

Që nga nisja e pandemisë deri më sot, Italia ka regjistruar 30,201 viktima dhe 217,185 persona të infektuar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,928 pacientë të shëruar më shumë dhe numri i tyre deri më sot është 99,203.

Në repartet e terapisë intesive dita e sotme ka regjistruar 148 pacientë më pak dhe nurmi i tyre që po kurohen aktualisht është 1,168.

Në repartet spitalore numri i pacentëve është tkurrur në 14 ,636.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 634 raste pozitive më shumë dhe 94 viktima më shumë.

Deri më sot në Itali janë kryer 2,445,063 tampone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button