Filipçe dënoi rastin e Strugës: Kërkova nga BFI-ja dhe Kisha Ortodokse të anulojnë tubimet fetare

Venko Filipçe, ministri për shëndetësi në Maqedoninë e Veriut sot në konferencën për media vlerësoi se grumbullimi i qytetarëve për të kryer ritualet fetare është një rrezik për shpërndarjen e virusit korona dhe krejt kjo mund të na kthen në gjendjen fillestare, transmeton Portalb.mk.

Ai e dënoi tubimin e djeshëm fetar që u realizua në Strugë.

“I dënoj në mënyrën më të rreptë të gjithë që nuk i respektojnë masat dhe pres hetim rrënjësor prej institucioneve për tubimin në Strugë. Duhet të sanksionohen autorët dhe në mënyrë më rigoroze të veprojnë që të mos kenë raste të tilla”, tha Filipçe.

Në lidhje me vendimin e BFI-së për hapjen e xhamive me 12 maj, ai thekson se akoma është në fuqi ndalesa për grumbullimin e qytetarëve, prandaj kërkon nga bashkësitë fetarë bashkëpunim.

“Çdo tubim i papërgjegjshëm do të na kthejë në fillim të epidemisë dhe të krizës. Është jashtëzakonisht i madh rreziku që të rritet transmetimi i virusit në raste të tilla”, tha ministri i Shëndetësisë.

Ai theksoi se sot ka biseduar me kryetarët e BFI-së dhe Kishës Ortodokse.

“Për këtë arsye ishte edhe biseda e sotme me dy udhëheqësit fetarë, BFI-në dhe Kishën Ortodokse, duke kërkuar që të mbahen masat aktuale, gjegjësisht mos të ketë organizime në grupe më të mëdha”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe, Filipçe sot tha se në mëngjes ka pasur takim me Komisionin për sëmundje infektive dhe kanë propozuar që ora policore për fundjavë të fillojë nga ora 19:00 dhe ky propozim i është dorëzuar Qeverisë.

LEXO: RMV, BFI: Nga 12 maji do të hapen xhamitë për besimtarët
LEXO: Pa maska e pa distancë, tubim masiv fetar në Strugë (VIDEO)
LEXO: RMV, Filipçe ka propozuar që ora policore gjatë fundjavës të fillojë në 19:00

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button