Në 24 orët e kaluara 49 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 37 janë arrestuar

Gjatë 24 orëve, sipas të dhënave të MPB-së, në të gjithë territorin e vendit gjithsej 49 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 37 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masa përkatëse.

Gjithashtu, siç komunikoi MPB-ja, gjatë ditës së djeshme 26 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 84 të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga atje theksojnë se nga ana e policisë janë kryer kontrolle të personave që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar ndonjë shkelje e masës së izolimit apo vetizolimit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button