U mbajt seanca konstituive e Këshill për koordinim dhe monitorim të Partneritetit të Qeverisë së Hapur

Më 6 maj u mbajt video seanca konstituive e Këshillit për koordinim dhe monitorim të Procesit të Partneritetit të Qeverisë së Hapur-PQH dhe Planit aksionar kombëtar për PQH 2018-2020 (Këshilli). Në këtë seancë, u zyrtarizua konstituimi i Këshillit si organ këshillëdhënës për PQH të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe zbatimit të planeve aksionare (PA).

Seancën e hapi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, duke iu referuar përpjekjeve të Qeverisë për partneritet të hapur, gjithëpërfshirës dhe transparencë. Ministri theksoi se Këshilli do të ketë rol të rëndësishëm dhe në një mënyrë të strukturuar do të maksimizojë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin midis institucioneve dhe shoqërisë civile, duke përfshirë partnerë përkatës në diskutim dhe duke bërë të mundur që zërat e të gjithëve të dëgjohen.

Ministri theksoi se në periudhën e kaluar u arrit suksesi në zgjerimin e kësaj nisme brenda Kuvendit. Ky sukses pritet të plotësohet gjatë periudhës tjetër duke u bashkuar me gjyqësorin në këtë Nismë të rëndësishme për Gjyqësor të hapur me Planin e ri aksionar për dy vitet e ardhshme.

“Shpresojmë të kemi sukses në këtë që të mund të themi se do të mund ta njohim këtë iniciativë si Partneritet për Qeveri të Hapur”, tha ministri Mançevski.

Sandra Pernar, Koordinatore rajonale e PQH për Evropën, gjithashtu u drejtua në seancë, duke uruar themelimin zyrtar të Këshillit dhe duke treguar sukseset e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Nismës ndërkombëtare PQH, në drejtim të përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, si dhe nivelin e bashkëpunimit midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, siç dëshmohet me themelimin e sotëm të Këshillit.

“Potenciali i njohur i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kontribuar që në tre vitet e ardhshme ajo të bëhet vend në fokusin e nismës ndërkombëtare PQH dhe me përpjekjet dhe partneritetin e saj ambicioz të palëve të interesuara për të shërbyer si model për vendet e rajonit. Gjatë kësaj periudhe, PQH përqendrohet në përgjigjen dhe rikuperimin nga kriza dhe pasojat e saj, për të cilat zhvillon modele, rekomandime dhe forume mbështetëse në zhvillimin e masave të të gjitha vendeve anëtare për të adresuar sfidat e pandemisë”, tha Pernar.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, e moderoi këtë video seancë solemne të Këshillit. Ai e theksoi rëndësinë e PQH dhe krijimin e Këshillit dhe se puna e hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse e të gjithë palëve të interesuara në këtë proces do të krijojë mbështetje të komunitetit në mënyrë që qeveria e hapur të ngrihet në nivelin më të lartë të diskursit politik të vendit.

Si pjesë e Projektit të USAID për Pjesëmarrjen qytetare, Metamorfozis do të zhvillojë një onlajn platformë që do të shërbejë për informim, konsultim, monitorim dhe shkëmbim të njohurive ndërmjet të gjitha palëve të përfshira në PQH – institucionet, organizatat e shoqërisë civile, qytetarë, Këshilli, rrjeti i OJQ-ve për PQH; dhe në të njëjtën kohë do të ofrojë mjete në internet për komunikim dhe koordinim në zhvillim të PA të ri për periudhën 2020-2022. Në të njëjtën kohë, platforma do të mundësojë përfshirje të drejtpërdrejtë të të gjithë palëve të interesuara në aktivitetet për zbatimin e Partneritetit të Qeverisë së Hapur në vend. Veç kësaj, Metamorfozis do të organizojë takime tematike në të gjithë vendin për të përfshirë sa më shumë qytetarë dhe OJQ në procesin e PQH.

Në takim morën pjesë 36 përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, përfshirë anëtarët e Këshillit, anëtarët e grupit punues me të gjitha palët e interesuara për zbatimin e Planit kombëtar aksionar për Partneritet të Qeverisë së Hapur 2018-2020, anëtarë të Këshillit nismëtar të rrjetit të organizatave civile për PQH, Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Partneriteti i hapur i qeverisë është nismë ndërkombëtare vullnetare që synon të sigurojë angazhim konkret nga qeveritë ndaj qytetarëve të tyre, të promovojë transparencë, të promovojë pjesëmarrjen qytetare, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjive të reja në mënyrë që të forcojë qeverisjen/menaxhimin e mirë.

Vendi ynë është anëtar i nismës nga viti 2011 dhe ka miratuar katër plane kombëtare veprimi (në 2012, 2014, 2016 dhe 2018). Koordinator i aktiviteteve qeveritare për PQH është Ministria e Shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA).

 

Për t’u bërë pjesë e nismës PQH, shtetet anëtare përgatisin plane dyvjeçare aksionare kombëtare të hartuara përmes konsultimeve publike, rregullisht raportojnë për përparimin, punojnë me shoqërinë civile për të arritur angazhime të dakorduara dhe angazhohen për raporte të pavarura mbi përparimin e tyre. Përgatitja e Planit aksionar për PQH është gjithëpërfshirës, ​​që do të thotë që palë të ndryshme të interesuara, përfshirë administratën publike, shoqërinë civile, autoritetet lokale, sektorin e biznesit dhe komunitetin akademik, kontribuojnë në proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button