Shekerinska: Bisedimet me BE-në pritet të nisin këtë vit

Presim që negociatat për anëtarësimin e plotë të vendit në BE të fillojnë këtë vit, por përparësia tani është shëndeti i qytetarëve, u përgjigj ministrja e Mbrojtjes Radmila Sekerinska, në pyetjen se pse në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor fokusi ishte në pandeminë dhe jo në çështjen e zgjerimit.

“Para pesë apo 10 viteve, për ne ishte me rëndësi që në Samit të përdoret fjala ‘zgjerim’. Tani fjala ‘zgjerim’ dhe fjala ‘bisedime për anëtarësim’ janë tashmë pjesë e konkluzioneve të BE-së për Maqedoninë e Veriut. Kishte shumë skeptikë, kishte njerëz që pretenduan, sidomos nga opozita, se këtë vit nuk ka shanse që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat, por BE arriti që në momentet më të vështira, respektivisht në fund të marsit, kur epidemia u bë problemi numër një në botë për të arritur një konsensus të plotë dhe të vendosë të fillojë negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë“, tha ministrja Shekerinska duke shtuar  se ishte normale, që samiti i Zagrebit  të ishte nën hijen e epidemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button