Tahiri: Qeveria Kurti dështoi përballë koronavirusit

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria në detyrë e Kosovës, ka dështuar me përballjen me koronavirusin. Sipas tij, Qeveria Kurti ka bërë shumë skandale për pak ditë e po e çon vendin drejt autoritarizmit.

“Angazhimi i qeverisë lë shumë për të dëshiruar. I kemi dhënë vazhdimisht përkrahje, ne kemi dashur të jemi pjesë e angazhimit që t’i mbështesim bizneset tona, të mos kemi rënie të madhe ekonomike e degradim të bizneseve të vogla e të mesme. Por në anën tjetër s’kemi pas dorë të shtrirë nga qeveria në detyrë, kurrfarë bashkëpunimi. Kam pritur që ajo që më së paku do të duhej të ndodhte nga qeveria Kurti edhe pse qeveri e re, filluan të merreshin masat, dhe ajo që kemi pritur ne është që më së paku në këtë grupin e luftimit të pandemisë të ftohet një ish-ministër si Uran Ismaili që investonte në atë kohë në QKUK e spitale rajonale çka s’ishte bërë për vite me radhë. Do të duhej të ftohej Ismaili në këtë ekip, pasi me angazhimin e tij kishte treguar rezultat konkret. Do të donim ta përgëzonim qeverinë, sepse s’po flasim për betejë politike. Dhe ne kemi kritikuar për gabimet që po bëjnë në vazhdimësi. Në kohë pandemie, s’do të thotë të abuzosh me të drejtat e njeriut. Vendi jonë e pamë se po rrëshqiste drejt një vendi autoritar”, ka thënë TahiriInteraktiv.

Tahiri ka thënë se qeveria ka degraduar nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

“Pos pandemisë, kemi pas për një periudhë të shkurtër qeveri me shumë skandale, si në aspektin e jashtëm, por edhe të brendshëm. Aty ku pat angazhim të ekspertëve shëndetësorë u bë punë e jashtëzakonshme, aty ku pati involvim të qeverisë pati degradim. I shtrimë dorën e i ndihmuam në hartimin e një pakoje ekonomike, e i ofruam edhe ekspertizën tonë në shëndetësi me ish-ministrin e prapë s’u morën parasysh. Kryeministri ftoi takim për menaxhim të pandemisë, ne shkuam. Aty ishte vetëm shou politik se kinse unë i ftova, por aty më së paku u fol për pandeminë. Ka degradim nga kjo qeveri”, ka thënë tutje ish-ministri i Drejtësisë.

Deputeti i PDK-së po ashtu ka thënë se, në komisionin hetimor të propozuar për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit në karantinë, do të ftohen për intervistim të gjithë të përfshirët në menaxhim të pandemisë.

“Do të ftohen të gjithë të përfshirët në menaxhim të pandemisë, qoftë nga IKSHPK-ja, qoftë nga QKUK, qoftë nga Qeveria. Konform ligjit do të intervistohen. Është hetim parlamentar që mund të japë material për hetim penal”, ka shtuar Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button