Vuçiq: Merkeli pjesën më të madhe të fjalimit ia kushtoi dialogut Kosovë-Serbi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë e pranishme gjatë tërë samitit virtual të Zagrebit, teksa pjesën më të madhe të fjalimit të saj ia ka kushtuar dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste dhënë televizionit publik serb.

Vetë Vuçiqi, i pyetur rreth dialogut me Prishtinën, ka theksuar se “në të hyhet me vullnet të mirë dhe se nuk mund të thuhet paraprakisht se çfarë do të ndodhë gjatë bisedimeve”.

Ai ka shtuar se për dialogun kanë folur edhe përfaqësuesit e Greqisë dhe Bullgaris, teksa njëra prej temave ka qenë edhe përkrahja për Miroslav Lajçakun dhe negociatat Beograd-Prishtinë, raporton FoNet, transmeton KOHA.

Sipas tij, është gjë e mirë që të gjitha shtetet e Ballkanit, me përjashtim të dy prej tyre, kanë marrë pjesë në samitin virtual të së mërkurës.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut raportoi se në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor “Zagreb 2020” u konfirmua mbështetja e BE-së për rrugën eurointegruese të vendit.

Në mbledhje mori pjesë kryeministri Oliver Spasovski, zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Liderët e shteteve anëtare në BE, njerëzit e parë të Këshillit Evropian, Permanentit Evropian dhe Komisionit Evropian, si dhe shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor sollën dhe miratuan deklaratë të përbashkët nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, në të cilën BE-ja edhe një herë e konfirmon mbështetjen pa dilemë për perspektivën evropian të Ballkanit Perëndimor”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button