Filloi Samiti i BE-së në Zagreb: Qeveria e RMV-së shprehu gatishmërinë për nisjen e bisedimeve

Samiti i Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor “Zagreb 2020”, që duhej të mbahej në Zagreb, ka filluar sot përmes video-lidhjeve, ku Qeveria e RMV-së shpreh gatishmërinë për nisjen e dialogut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, në përputhje me metodologjinë e re, transmeton Portalb.mk.

“Filloi Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor Zagreb 2020, që këtë vit po mbahet me video-konferencë. Ky Samit e konfirmon angazhimin e BE-së se rajoni është pjesë përbërëse e Evropës dhe një prioritet gjeostrategjik për BE-në”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së.

Oliver Spasovski, kryeministri i Qeverisë së RMV-së shprehur falënderim deri të kryesia kroate, liderët e institucioneve të BE-së dhe liderët e vendeve anëtare, që të mbahet ky samit në formën online.

“Samiti i Zagrebit është simbolik, pasi para 20 vjetëve njëjtë në këtë qytet është mbajtur samiti i parë i serisë ku janë hapur perspektivat evropiane të vendeve të rajonit”, deklaruan nga Qeveria.

Qeveria e RMV-së theksoi ndihmën BE-së për vendin ne menaxhimin e situatës me virusin korona.

“Kryeministri Spasovski, partnerëve të BE-së do t’i garanton se RMV-ja është e gatshme së bashku me Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian të cakton konferencën e parë ndërqeveritare për të filluar procesin e dialogut në përputhje me metodologjinë e re”, deklaruan nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button