U publikua pulla postare “Maqedonia e Veriut në NATO”

Oliver Spasovski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka publikuar sot pullën e re postare në lidhje me anëtarësimin e plotë të vendit në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Suksesi i madh historik dhe arritja e qëllimit tonë strategjik, anëtarësimi në NATO është përjetësuar edhe në një pullë postare, të cilën këto ditë e botoi SHA Posta e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Spasovski.

Ai vlerëson se pullat postare janë më të vlefshme se një copë letre.

“Ato janë simbol i shtetit që i lëshon, një mjet i fuqishëm komunikimi dhe shënim i përhershëm për një moment të rëndësishëm nga historia e shtetit”, vlerëson Spasovski.

Kryeministri vlerëson se në këtë pullë postare është përmbledhur përmbledhja e përbashkët e qytetarëve për të arritur qëllimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button