Si kanë përfunduar në Maqedoni, ShBA dhe BE, teste kineze për COVID -19 të deklaruara si prodhim holandez?

Testi imunologjik i shpejtë i cili në Maqedonisë e Veriut ofrohej në spitalin “Sistina”, nuk është nga prodhues holandez, siç pretendohej, dhe nuk është as aq preciz sa pretendohet, shkruan IRL, në një hulumtim rreth kësaj teme.

Sipas gazetarëve investigativë që kanë punuar në këtë storje, ky nuk është rasti i vetëm që teste kineze të ofrohen si evropiane apo të prodhuara në ShBA dhe ata kanë zbuluar më së paku edhe tre brende të cilët i shesin testet kineze si të tyre.

Testi joefikas i ka sjellur edhe shpresë të rrejshme 45 vjeçarit, Roxher Zekirovski, i cili ka ndërruar jetë nga COVID 19, tre ditë pas testimit me test “holandez”.

“Testi i shitur nga kompania holandeze Inzek International Trading nën brendin Biozek – ishte njëri ndër më së paku tre brendet e shpejta për virusin korona të lëshuar nga prodhues evropian dhe amerikan, të cilët përkatësisht janë të ri-brenduara nga një test kinez. Testi i prodhuar nga Hangzhou Alltest Biotech Co. LTD, në disa testime të pavarura, është treguar më pak i saktë se sa pretendohet. Qeveria e Britanisë së Madhe ka anuluar porosinë për testet, pasi ka zbuluar se nuk ka arritur të përmbush standardet e tyre për saktësi”, thuhet në tekstin e IRL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button