Zyrtari gjerman: Pushimet e verës jashtë shtetit, “të mundshme”

Shefi për turizëm në Gjermani, Komisionari Thomas Bareiss ka thënë se gjermanët ndoshta do të mund të kryejnë pushimet verore jashtë shtetit, njofton REL.

Bareiss ka thënë për të përditshmen, Der Tagesspiegel se nëse pandemia me koronavirus është nën kontroll, njerëzit do të shkojnë diku jashtë shtetit për pushime.

Ai ka thënë se Gjermania ka qenë duke negociuar me kombet tjera rreth pushimeve të verës.

Qeveritë evropiane janë duke shqyrtuar një varg mundësish për të bërë të mundur periudhën e pushimeve.

Më shumë se 100,000 persona është konfirmuar të kenë vdekur si pasojë e koronavirusit në Evropë.

Mirëpo të dhënat e fundit tregojnë se shtetet e goditura më së keqi nga ky virus, Franca, Italia dhe Spanja, kanë kaluar pikun e shpërthimit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka thënë të martën gazetarëve se “ende është shumë herët për të kuptuar nëse do të kemi pushime” dhe se kjo gjë do të qartësohet në fund të muajit qershor.

“Ajo çfarë mund të them është se do të kufizojmë udhëtimin e madh ndërkombëtar, edhe gjatë muajve të verës. Ne do të qëndrojmë brenda Evropës dhe varësisht prej shkallës së pandemisë, do të mund ta zvogëlojmë perimetrin edhe pak më shumë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button