Një person i infektuar, 87 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 1 person të infektuar dhe 87 persona të shëruar nga koronavirusi, njofton REL.

“Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë)”, është thënë në njoftim.

Përgjatë 24 orëve të fundit, ky Institut ka thënë se janë kryer 220 teste për këtë virus.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 856 persona të infektuar, 490 të shëruar dhe 26 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button