Gazetari shqiptar në SHBA: Ka pasur shumë shqiptarë të prekur, janë 12 viktima të konfirmuara

Në një lidhje me Ora News gazetari Ylli Dosku tha se në qytetin e New York-ut ka pasur shumë shqiptarë të prekur me Covid-19 dhe 12-13 viktima të konfirmuara.

Ylli Dosku: Përkrahësit kërkojnë hapjen e ekonomisë, ndërsa aty ku drejtojnë demokratët kërkohet që kjo gjë të merret me qetësi. Transporti publik nuk është ndërprerë kurrë, ndërsa hapja do të ndodhë në datë 15 maj. Qyteti i New York-ut ka rastet më të shumta në SHBA. 

Mendohet që nga faza e katër në 15 qershor do të fillojë normalizimi, ndërsa do të vazhdojë që të mbahen maskat dhe dorezat. Këtu vendosin qeveritë lokale se si do të zhvillohet jeta. 

Për ata që janë shkëputur nga puna, kanë marrë një ndihmë ekonomike, përpos asaj që ishte 500 dollarë, shtohen edhe 600 dollarë, duke shkuar në 1100 dollarë në javë. 

Për emigrantët e paligjshëm nuk ka një zgjidhje ekonomike, ndërsa për ndihmën shëndetësore, shpenzimet e tyre në spital mbulohen nga shteti. 

Ka pasur shumë shqiptarë të prekur, ndërsa janë diku te 12-13 të vdekur që janë të konfirmuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button