U ndanë çmimet Pulicer për gazetari

Gazeta e përditshme “Enkorixh Dejli Njuz” dhe portali hulumtues ProPublika morën çmimin e Pulicerit për gazetari në shërbim të publikut për historinë që një e treta e fshatrave të Alaskës nuk kanë mbrojtje policore.

Fotografitë nga agjencia britanike Rojters fituan çmimin në kategorinë e lajmeve për dokumentimin e protestave të dhunshme të vitit të kaluar në Hong Kong, ndërsa çmimi për fotografi reportazhesh iu nda agjencisë amerikane Asoshiejted Pres për të treguar jetën në Kashmir.

Gazetarja e Los Anxhelos Tajms, Molli O’Tule mori çmimin për historinë më të mirë audio për azilkërkuesit, të cilët janë të pakënaqur me politikën e “Qëndroni në Meksikë” të presidentit amerikan Donald Tramp.

Çmimi i gazetarisë hulumtuese shkoi për Brajan Rozental nga Nju-Jork Tajms, i cili zbuloi se mijëra shoferë taksi në Nju-Jork u ishte shkatërruar jeta për shkak “huazimeve grabitqare”, transmeton MIA.

Nju-Jork Tajms mori tre çmime, përfshirë edhe çmimin Pulicer për komentimin e gazetares Nikoll Hana-Xhones, shkruar si pjesë e projektit të vitit 1619, i cili kërkon të vendosë skllavërinë afrikane në qendër të tregimit për Amerikën.

Revista “Kurier-zhurnal” nga Kentaki ka fituar historinë e lajmeve goditëse vendore për qindra falje të dhëna nga ish guvernatori Mat Bevin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button