Dyzet vjet nga vdekja e Titos

Në ditën e sotme para 40 viteve vdiq  presidenti i përjetshëm  i Republikës Federale Socialiste e Jugosllave – Josip Broz Tito (1892-1980).

Tito ishte udhëheqës në luftën kundër okupuesit  nga viti 1941-1945. Ishte lider shumëvjeçar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe komandant i Forcave të saj të Armatosura nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje në vitin 1980. Ishte njëri nga themeluesit  e Lëvizjes  jo të bashkuar në të cilën ishin bashkuar vendet e disa kontinenteve të cilat nuk i takonin  asnjërit nga dy blloqet  dominuese të asaj kohe, blloku perëndimor dhe lindor – NATO dhe marrëveshja e Varshavës.

Mendimet për  rolin dhe veprën e tij  janë të kundërta – për dikë Tito është simbol i drejtësisë sociale, jetë më e mirë dhe më e sigurt, reputacion i madh i politikës së jashtme, ndërsa për të tjerët – diktator me fuqi të madhe politike  i cili merrej me disidentë politike, transmeton MIA.

Josip Broz Tito vdiq më 4 maj të vitit 1980  në Qendrën klinike në Lubjanë. Është varrosur në Dedinje të Beogradit në Shtëpinë e Luleve. Varrin e tij deri tani e kanë vizituar  më shumë se 20 milion njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button