Nga komplikimet e KOVID-19, ndërroi jetë moderatori dhe këngëtari Dragan Vuçiq

Në Klinikën infektive në Shkup sot ka vdekur moderatori dhe këngëtari Dragan Vuçiq nga komplikimet e virusit KOVID-19.

Lajmin për vdekjen e Vuçiqit nga virusi korona e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Dragan Vuçiq ka lindur në vitin 1955 në Shkup. Ai është kompozitori i disa këngëve, më e njohur është “Make my day” me të cilën djali i tij, Martin Vuçiq e përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Eurovision në vitin 2005.

Ai ka qenë gjithashtu moderator i kuizeve “Njerëz të lumtur”, “Pesë minutat e juaja”, “Vozitje me Vuçiq” etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button