Një « Opinio juris » për krizën institucionale në Kosovë, Albin Kurti në Komisionin e Venecisë

Komisioni i Venecisë është një organ këshillues i Këshillit të Evropës (KiE) dhe përbëhet nga ekspertë të pavarur të sferës së të drejtës kushtetuese. Komisioni ofron për shtetet antare shërbime juridike, këshilla në sferën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venecisë në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit.

Duhet theksuar që është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venecisë, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre nga pavarsia e saj.

Sipas ekspertve juridik, të Republikës së Kosovës, Kushtetuta e pavarsisë të vitit 2008 nuk paska parapa një normë juridike ku obligon fituesin e zgjedhjeve të propozoj kandidatin apo kandidatën për kryeministër/e, paska një vakum juridik në dispozitat e Kushtetutës së shtetit më të ri që mundet të konsiderhet pse jo shumë normale. Kisha thenë pasi që është krijuar një kakofoni në nivel institucional dhe në fushën e kompetencave të institucioneve (Presidenca, Kryeministria) pyetja parashtrohet.

Quo vadis Kosovë ?

Në situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venecisë është kërkuar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti duke shpresuar që opinioni i Komisionit të Venecisë do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Duhet theksuar se opinioni i Komisionit të Venecisë nuk ka forcë obliguese prandaj si rjedhoj nuk do të obligonte institucionet të respektojnë këtë opinion.

Pyetja parashtrohet pse të kërkohet opinion nga Komisioni i Venencisë nëse nuk është obligues ? Përgjigja është pak më e thellë mendoj une dhe nuk është para syve tanë që të na qoroj sytë thotë populli!

Konsiderojmë se nëse nuk ka dispozitë kushtetuese apo ka vakum juridik në Kushtetutën e Kosovës në fuqi një « opinio juris » i Komisionit të Venecisë do të vinte të plotësoj vakumin juridik që është në Kushetutën e Kosovës. Aq më shumë propozimi i një «opinio juris» normë juridike nga Komisioni i Venecisë për Kushtetuën me vakum juridik do të ishte e mundurë të pranohet nga Gjukata Kushtetuese e Kosovës. Ky «opinio juris» do të plotësonte vakumin juridik të Kushtetutës dhe do ndihmonte Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të krijoj nji praktik juridike me prurjen e Aktgjykimit për dekretin e Presidentit dhe do të vinte institucionet e Kosovës (Presidencën dhe Kryeministrin) në rrugën e së drejtës kushtetuese.!

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button