Shkëmbim zjarri mes dy Koreve, nuk raportohen viktima

Zyrtarë ushtarakë në Seul njoftuan të dielën se Koreja e Veriut qëlloi disa herë me armë zjarri duke goditur një postbllok të Koresë së Jugut në rajonin kufitar të fortifikuar që ndan të dy vendet.

Sipas njoftimeve nuk pati viktima apo dëme materiale, por ushtria e Koresë së Jugut u kundërpërgjigj duke qëlluar me armë zjarri si dhe bëri një paralajmërim që u transmetua përtej kufirit, sipas shefit te Shtatmadhorisë së Koresë së Jugut, transmeton VoA.

Nuk është e qartë se përse Koreja e Veriut qëlloi me armë, incident që sipas Seulit nisi në 7:41 të mëngjesit me orën lokale. Koreja e Veriut nuk ka bërë komente mbi ngjarjen.

Disa orë pas incidentit, zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut thanë se besojnë se të shtënat me armë zjarri nga Koreja e Veriut nuk ishin të qëllimshme. Nuk është ende e qartë se si Seuli doli në këtë përfundim. Komanda e Kombeve të Bashkuara, e udhëhequr nga SHBA-ja, trupa ushtarake që mbikëqyr punën në Zonën e Çmilitarizuar i tha Zërit të Amerikës se “ishte në dijeni të incidentit që kishte ndodhur në afërsi të kësaj zone sot në mëngjes”. Komanda njoftoi se do të nisë një hetim të plotë sa më shpejt, duke filluar nga nesër (e hënë 4 maj) për të përcaktuar nëse ka pasur një shkelje të arrëveshjes së armëpushimit dhe duke u ofruar raportin autoriteteve përkatëse në përfundim të hetimit. Ushtria amerikane ka rreth 28,000 trupa në Korenë e Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button