Kush qëndron pas pandemisë?

Kur në shtatorin e kaluar e patën pyet Micah Zenko (një ekspert në Qendrën e SHBA për veprim preventiv në  parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive) se çka më së shumti e brengos, ai ishte përgjigj: “Një virus shumë infektues që do të fillojë diku në Kinë dhe do të zgjerohet aq shpejt” – shkruan “Foreign Policy”. Më pas “Foks News” ka raportua se virusi “Kovid-19” kishte origjinën nga laboratori i Wuhan-it, por jo si armë biologjike, por si përpjekje e Kinës për të treguar se arritjet e saja në luftë kundër viruseve janë më efikase se ato të ShBA-së.

Profesori Edward Holmes, nga Universiteti i Sidneit, bashkautor në studimin “Nature” që kishte analizuar origjinën e virusit sipas gjenomit të tij, konstaton se nuk i ishte e qartë pse virusi ishte bërë aq agresiv dhe se do të duheshin vite për ta hulumtuar. Disa hulumtime të bërë nga do pacientë të parë të sëmurë nga Covid-19, të botuar në “The Lancet” tregojnë se pandemia kishte lind në tregun kafshëve të qytetit Wuhan. Atje, në kushte tejet joigjenike, shitet mishi nga të gjitha llojet e kafshëve, përfshirë minjtë, gjarpërinjtë, pangolinat, etj. Imunologu i njohur Stanley Perlman për “Guardian Australia” beson se një kafshë ndërmjetësuese ka transmetuar virusin nga lakuriqët tek njerëzit.

Nga ana tjetër, virologu i njohur francez Luc Montagne, një laureat i Nobelit për zbulimin e virusit HIV, beson se koronavirusi i ri nuk është me origjinë natyrore dhe se ai është zhvilluar në ndonjë laborator. Për virologun italian Roberto Burioni, nuk ka dyshim se virusi “rrjedh nga një laborator”. Në favor të pretendimeve të tilla janë edhe analizat në revistën “ANSAit”, ku thuhet se që nga viti 2015, shkencëtarët kinezë në përpjekjet e tyre për të gjetur një kurë për virusin SARS kanë krijuar një super-virus nga lakuriqët dhe minjtë. Thuhet se kjo është bërë vetëm për qëllime shkencore, por ka shumë polemika në këtë drejtim. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se super-virusi që krijoi katastrofën botërore doli për shkak të masave të pamjaftueshme të sigurisë në laboratorin e Wuhan-it! Në mbështetje të pretendimeve të tilla është edhe fakti që në janar 2018, ambasada e SHBA në Pekin ndërmori disa hapa për të dërguar diplomatë dhe shkencëtarë amerikanë në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Se virusi paska “ikur” nga laboratori e deklaron edhe Dani Shoham, një ish-ekspert i inteligjencës ushtarake izraelite dhe specialist i armëve biologjike. Por, ai gjithashtu për “Washington Times” thotë se epidemia mund të lidhej me programin sekret kinez të armëve biologjike.

Sidoqoftë, shumë shkencëtarë tjerë besojnë se njeriu me shkatërrimin e vazhdueshëm të mjedisit është fajtori kryesor për përhapjen e shumë sëmundjeve infektive duke përfshi edhe Covid-19. Deri para një shekulli, pyjet e shiut mbeteshin të paprekura në florën dhe faunën e tyre, por që lakmia e njeriut në nivel të pangopshëm pamëshirshëm ka shkatërruar ata. Tërbimi njerëzor ka shkatërruar ekosistemet duke tërbuar edhe viruset. “Roli i viruseve është shumë i rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit të jetës në gjithë planetin” – thonë Patrick Forterre (ish-drejtuesi i Institutit Pasteur) dhe Morgan Gaïa (hulumtues për ko-evoluimin e viruseve dhe qelizave në Génoscope – CEA). Ata thonë se gjatë evolucionit, mu viruset mund të jenë krijues të ADN-së! Shkenca e re madje po punon për kyçjen e viruseve në shkatërrimin e bakterieve të rrezikshme patogjene rezistente ndaj antibiotikëve. Pra, viruset janë pjesë e natyrës dhe jetës normale dhe faktor tejet i rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit natyror në ekosistemet, por si t’ia prishni këto ekuilibra, ato mund të evoluojnë në forma tejet të rrezikshme. Si ta dëmtoni mjedisin (përmes urbanizimit, ndotjes, shpyllëzimit, etj.), viruset pa mëshirshëm do të hakmerren. “Imagjinoni t’i shfarosni kafshët në pyll, atëherë bishat e egra do t’u vijnë në qytet”, potencojnë autorët. Edhe biologu rus Kiril Sharshov e lidh virusin aktual me ngrohjen globale që ka shkaktuar shkrirjen e akullit në Arktik, me ç’rast janë çlirua shumë viruse të rrezikshme.

Sidoqoftë, fakt është se Covid-19 i tregoi botës se njerëzit nuk mund t’i shihnin Himalajet për shkak të ndotjes aq të madhe. Ato na mësuan qartë se si të shërojmë shtresën e ozonit. Shtatë miliardë njerëz që shpesh mbështesin hedonistë të sëmurë dhe politikan të pangopshëm, tani duhet të mësojnë nga një mikroorganizëm i thjeshtë për të cilin shkenca debaton nëse është një qenie e gjallë apo një materie e përsosur! Po të mos marrim leksion, edhe në të ardhmen bota do të kërcënohet nga pandemi të ndryshme që mund të shkaktojnë kaos global. OKB tani ka dhënë alarmin për një “uri të përmasave biblike” në botë. Shefi i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) David Bessley thot se ka nevojë për një mobilizim urgjent për të shmangur katastrofën.

Nëse njerëzimi dëshiron të mbijetojë, ata do të duhet të ndryshojë rrënjësisht veten. Po që se më të pasurit e botës nuk marrin mësimin nga Corona, me siguri një virus i mutuar në të ardhmen do të na shkatërrojë të gjithëve. Fatkeqësisht, sot ateizmi po rritet me shpejtësi në botë, pasi feja po humbë betejën në raport me magjinë e teknologjisë. Shumë ateistë mendojnë se ata kanë vetëm një jetë dhe atë duhet ta jetojnë në maksimum. Kurse feja predikon një jetë të përhershme duke afirmuar formulën – “sa më afër natyrës aq më afër Zotit”.

Në ditët e sotme, në avantazh janë udhëheqësit politik narcisët të pashërueshëm dhe të paaftë për empati e arsye, kështu që ata s’hezitojnë që t’ju rekomandojnë të injektoni detergjente në trupin tuaj “që ta luftoni virusin”! Dhe kjo nuk duket jonormale! Përveç kësaj, sot ekzistojnë disa laboratorë të mëdhenj në botë që ruajnë panumërt viruse e baktere tejet të rrezikshëm. Imagjinoni një politikan skizofrenik ose terrorist biologjik të vendos kontrollin mbi të ashtuquajturën “Ujdhesa e Tifos”! Ose për çka nëse ndonjë robot i “çmendur” në të ardhmen e afërt të kishte qasje në këto laboratorë! Sado që kjo duket tani utopi, në kushte kaosi edhe më e pamundura bëhet fare lehtë e mundur. Madje edhe normale!

Por, le të shpresojmë se koronavirusi do të na zgjoi nga çmenduria dhe të fillojmë të mendojmë për atë se çfarë bote na duhet. Alternativat janë të pakta. Ato janë midis shpëtimit dhe zhdukjes. Po që se vazhdojmë normalen ta bëjmë të pamundur, atëherë vetshkatërimin do ta bëjmë të pashmangshëm. Fatkeqësisht, sot më shumë se kurrë në histori, njerëz të vegjël vendosin për gjëra të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button