Veles, kanë kërkuar leje për të shkuar në fushë, kanë shkuar në liqen me rrjeta për të vjedhur peshq

Gjatë festës, peshkatarë ilegalë kanë hedhur rrjeta për të peshkuar në Liqenin Mlladost të Velesit, ndërsa rrjetat janë gjetur hajdutët kanë arritur të ikin. Ngjarja ka ndodhur të enjten para të premtes gjatë natës në ora 2,30. Në një rast tjetër bujq në afërsi të Cërna, me leje për punë gjatë orës policore për shkak të koronavirusit, në vend që kryejnë punë bujqësore, kanë peshkuar në mënyrë të paligjshme, kanë njoftuar nga Shoqata e peshkatarëve sportive “Babuna” nga Velesi, informon SDK, transmeton Portalb.mk.

“Në liqenin Mlladost ka një grup hajdutësh të peshkut të cilët janë aktivë dhe hedhin rrjete me gjatësi të madhe, të cilat këta persona i përdorin për peshkim të paligjshëm. Ashtu ishte edhe në aksionin e djeshëm. Janë gjetur tre rrjete në gjatësi prej 270 metra. Autori nuk është gjetur, mirëpo rrjetet e kapura janë shumë të gjata. Në rrjetet kishte krap, mlysh,  krap krucian dhe e tërë sasia e peshkut pas evidentimit është kthyer në ujë”, deklaroi sekretari i Shoqatës Llazar Llazarevski.

Kjo shoqatë është koncesionar i fondit të peshkut në lumenjtë në rajonin e Velesit, Vardar, Babuna, Topollka dhe rrjedha e poshtme e lumit Cërna (Lumi i zi) dhe Bregallnica, deri në grykën në lumin Vardar si dhe të Liqenit Mlladost. Aktualisht është periudhë e ndalesës së peshkimit në lumenj në periudhën nga 15 prill deri më 15 maj.

Llazarevski theksoi edhe shembull që disa nga personat të cilët posedojnë leje për dalje në periudhën gjatë orës policore për shkak të punëve bujqësore, të njëjtat i përdorin për peshkim të paligjshëm, në vend se të kryejnë punë bujqësore.

“Në lumin Cërna ka raste të bujqve, të cilët lëvizin në periudhën e orës policore, e keqpërdorin atë leje dhe hedhin rrjete e kapin peshk. Kemi disa raste të cilat janë konstatuar në vend, kundër personave janë ngritur kallëzimet përkatëse”, ka shtuar Llazarevski.

Këtë javë hajdutët e peshkut kanë punuar me intensitet të me të madh dhe janë gjetur gjashtë rrjete të hedhura në rrjedhën e poshtme të lumit Cërna, dy rrjete në Topollka dhe një në Babuna. Të gjithë peshqit që kanë qenë të kapur në rrjetet janë kthyer në ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button