Nëse dëshironi t’i ndaloni krizat në shoqëri, atëherë lidhni gomerët tuaj

Ed’hem Sherkavi

Kam dëgjuar një tregim qesharak, por interesant.

Në tregim përmendet që gomari ishte i lidhur për një pemë dhe erdhi shejtani dhe ia zgjidhi litarin. Gomari shkoi në arën e fqiut, hëngri dhe ia shkatërroi arën. Gruaja e fshatarit kur e pa çfarë bëri gomari me arën, e mori pushkën e burrit dhe e vrau gomarin. Pronari i gomarit e dëgjoi krismën dhe vështroi nga dritarja dhe e pa gomarin e vet të ngordhur. E mori pushkën dhe e vrau gruan e fqiut. Kur erdhi në shtëpi burri i saj, e pa gruan e vdekur dhe gomarin e ngordhur. Kuptoi çfarë ndodhi, e mori pushkën dhe e vrau fqiun, pronarin e gomarit. Pastaj e pyetën shejtanin: – “Çfarë bëre?” U përgjigj: – “Asgjë, pos që e zgjidha gomarin.”

Njerëzit mendjemprehtë e dinë që gomaria nuk është ekskluzivisht e lidhur për krijesën që ecë me katër këmbë e që quhet gomar, por është karakteristikë e shumë njerëzve. Derisa të tillët janë të “lidhur”, bota do të jetojë mirë. Mirëpo, në atë moment që zgjidhen nga litari, pason shkatërrimi i të lashtave, tokës dhe njerëzve. Edhe populli i cili ua zgjidhë litarin këtyre duke ditur që gomaria është karakteristika kryesore e tyre, simbolizon shejtanin dhe do t’i bartë pasojat për shkak të gomarisë së tyre që i kanë zgjidhur dhe liruar.

Krizat për të cilat jemi dëshmitarë që po ndodhin sot në tërë botën nuk do të ishin kaq të mëdha dhe nuk do të kishte kaq shumë armiqësi dhe të këqija sikur “gomarët” do të lidheshin. Por, ja ne i kemi lëshuar dhe këta trumpetojnë nëpër tokë gjerë e gjatë, bëjnë zullum dhe mbjellin ngatërresa në tokë, sidomos udhëheqësit politikë me karakteristikat e gomarit, por edhe mediat (gazetarët) dhe individët që shfrytëzojnë mediat, në veçanti rrjetet sociale u ndihmojnë “gomarëve” që të bëjnë dëm sa më të madh dhe prodhojnë kriza sa më të mëdha.

Sepse atë që një “gomar” e prishë, as njëqind të mençur nuk mund ta përmirësojnë edhe sikur të donin, e lëre më kur nuk ndërmarrin asgjë që të ndalet dhe pengohet gomaria.

Të tillët harrojnë që liria është përgjegjësi. Njeriu është i lirë aq sa është i vetëdijshëm për përgjegjësinë, të drejtat dhe detyrimet e tij. Për këtë, ndalesa e lirisë “gomarëve” është e njëjtë me ndalesën e armëve të çmendurve.

Dhe nëse populli dëshiron t’i ndalë krizat, atëherë më parë duhet t’i lidhë “gomarët” e vet.

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button