Klubet e Premier League propozojnë zgjidhje për javët e fundit të kampionatit

Në Britani situata e Covid-19 vijon të jetë problematike por klubet e futbollit duan që të rinisin me kampionatin. Pas një video konference të zhvilluar ditën e sotme mes përfaqësuesve të të gjithë klubeve të Premier League që zgjati e orë e gjysmë, u ra dakord që kampionati të rifillojë, por për këtë do të duhet drita jeshile e qeverisë britanike, shkruan Euronews Albania.

Gjithashtu, klubet kanë pranuar që ndeshjet të luhen pa praninë e spektatorëve. Skuadrat angleze shpresojnë që në datën 18 maj të nisin me stërvitjet ndërkohë që në 12 qershor të zbresin në fushë. Për të qenë sa më të sigurt është menduar që ndeshjet të luhen në fushë neutral dhe në stadium që janë larg zonave të banuara.

Për të arsye janë përzgjedhur disa impiante për të luajtur fundin e sezonit në Premier League. Stadiumi i West Ham, ai i Arsenal dhe Etihat stadium i Manchester City janë përzgjedhur si vendet e mundshme për të rinisur kampionatin. Asnjë prej këtyre skuadrave nuk do lejohet që të luajë ndeshje në stadiumin e vet për të ruajtur në këtë mënyrë neutralitetin.

Deri në fundin e Premier League kanë mbetur edhe 9 javë për tu luajtur ndërkohë që renditja kryesohet nga Liverpool me 25 pikë më shumë se Manchester City i vendin të dytë. Për The Reds mjaftojnë 2 fitore për të mbyllur përfundimisht llogaritë e titullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button