BPRM: Sistemi financiar është i gatshëm të përballet me krizën e koronës

Sistemi financiar është i gatshëm të përballet me krizën e koronës, ndërsa rregullimi i kujdesshëm i rregullatorëve financiarë është kryesisht i harmonizuar me rregulloret evropiane, dhe kjo ka kontribuar që sistemi të jetë në gjendje nga e cila mund të përballet me tronditjen e shkaktuar nga pandemia e Kovid-19. Këto janë disa nga konstatimet në seancën e djeshme të Komitetit për stabilitet financiar, të kryesuar nga guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, njofton Portalb.mk.

Ajo i tregoi masa që synojnë lirimin e likuiditetit të bankave dhe drejtimin e tyre për të mbështetur ekonominë, përmes sasisë së zvogëluar të bonove të thesarit dhe mundësinë e lëshimit të rezervës obligative për kreditë e ristrukturuara dhe të miratuara për sektorët e prekur.

“Stres-testi i fundit tregon se edhe te bankat veçmas dhe te sistemi bankar në tërësi, që nga viti i kaluar, rezistenca ndaj goditjeve është rritur. Sistemi është i shëndoshë dhe i qëndrueshëm, me likuiditet dhe solvencës e qëndrueshmërisë së lartë”, tha AngelovskaBezhoska.

Ministrja e financave, Nina Angellovska, theksoi se janë ndërmarrë aktivitete në kompanitë financiare dhe kompanitë për lizing, duke instaluar masën për të zvogëluar anuitetet e përdoruesve të kredisë deri në 70% të pensionit. Kjo ka për qëllim të mbrohet qëndrueshmëria e tyre dhe funksionimi i mëtejshëm i tregut, e në drejtim të mbrojtjes së përdoruesve të kredive.

“Rimbursimet e TVSH-së për kompanitë vetëm për muajin prill arritën në 38 milionë euro, që është për 23% se të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Që nga fillimi i vitit, kthimi është 145 milionë euro, që është 16.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nëpërmjet masës së mbështetjes financiare prej 14.500 denarë për punonjës për muajin prill dhe maj, shuma e cila vlerësohet se do të jetë rreth 100 milionë euro, përveç qëllimit themelor për të paguar pagat dhe për të ruajtur vendet e punës, është një injeksion shtesë i madh i likuiditetit të ekonomisë”, tha Angellovska.

Në seancë u theksua se ndikimi i pandemisë Kovid-19 në tregjet financiare botërore pritet të ketë vetëm efekte afatshkurtra në fondet e pensioneve, duke pasur parasysh se ata janë investitorë afatgjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button