Aterroi në Prishtinë aeroplani i Pacollit, premtoi se do t’i respekton rregullat që vlejnë për gjithë qytetarët (VIDEO)

Ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës aeroplani privat i deputetit Behgjet Pacolli.

Në momentin e daljes nga Aeroporti, ai ka bashkëbiseduar me gazetarët, duke sqaruar edhe situatën nëpër të cilën ka kaluar. Ai tregoi se është ndjerë i pasigurt nga shteti i Kosovës, nga ndonjë sulm i mundshëm ndaj aeroplanit të tij. Por nuk u përgjigj ndaj pyetjeve se nga kush është ndjerë i pasigurt.

Ai premtoi se do t’i zbaton të gjitha rregullat që vlejnë për gjithë qytetarët.

Në aeroport kanë dalë edhe këshilltarët e kreut të AKR-së për ta pritur deputetin që nxiti shumë debat në Kosovë së fundmi me ardhjen nga Zvicra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button