BE-ja dënon sulmet kibernetike në kohën e pandemisë

Bashkimi Evropian ka drejtuar akuza – pa specifikuar ndaj kujt – për “shfrytëzim” të pandemisë së koronavirusit për të kryer sulme kibernetike “qëllimkëqija” që synojnë infrastrukturën “kritike”, përfshirë atë të sektorit të kujdesit shëndetësor, transmeton REL.

“Që nga fillimi i pandemisë, janë zbuluar fushata të sulmeve kibernetike”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, përmes një deklarate më 30 prill.

Deklarata u bë në emër të 27 vendeve anëtare të bllokut.

“Të gjithë autorët duhet menjëherë të përmbahen nga kryerja e veprimeve të tilla të papërgjegjshme dhe destabilizuese, të cilat mund të rrezikojnë jetën e njerëzve”, thuhet në deklaratë.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët çekë thanë që sistemet e teknologjisë së informacionit në aeroportin ndërkombëtar të Pragës, disa spitale dhe Ministria e Shëndetësisë ishin në shënjestër të një sulmi kibernetik, i cili nxiti zemërim në Pragë, si dhe në Uashington.

Zyrtarët çekë dyshojnë se hakerët rusë mund të kenë qenë mbrapa sulmeve në internet. Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin për sulmet kibernetike që synojnë spitalet në Çeki- disa prej të cilave arritën të parandalojnë sulmet.

Në fund të marsit, gjigandi francez i teknologjisë së mbrojtjes Thales paralajmëroi se aktorë shtetërore dhe kriminelët po përdorin epideminë e koronavirusit për të kryer sulme në internet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button