Nikollovski: Do të votojmë me maska dhe doreza, mitingje nuk do të ketë

Me maska mbrojtëse dhe doreza qytetarët do të shkojnë në votim, kur të zbatohen zgjedhjet parlamentare, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lubço Nikollovski, njofton Portalb.mk.

Ai sot në konferencën për shtyp duke u përgjigjur në pyetje gazetareske se si do të zbatohen zgjedhjet në situatë të pandemisë së KOVID-19 ai tha se do të respektohen të gjitha protokollet për mbajtjen e distancës dhe mbajtjen e masave mbrojtëse, ndërkaq mitingje nuk do të ketë.

“Ndërmarrja e masave serioze, përgjegjëse dhe në kohë nga ana e shtetit dhe respektimi i masave kontribuon që kriza të vihet në kontroll. Po ulet numri i të infektuarve të ri dhe po rritet numri i të shëruarve. Kjo e hap çështjen për kthim në normalitet në jetën e përditshme. Mbajtja e distancës prej dy metrave dhe mbajtja e maskave do të jenë pjesë e përditshmërisë edhe më tej. Kjo do të thotë se në kontekst të procesit zgjedhor, distanca dhe maskat mbrojtëse do të jenë pjesë edhe të zgjedhjeve, përfshirë edhe protokollet tjera mjekësore. Do të shmangen të gjitha tubimet publike dhe masive dhe do të shfrytëzohen pajisjet digjitale dhe elektronike në fushatën dhe komunikimin me qytetarët”, tha Nikollovski.

Ai në konferencën e sotme për shtyp tha se të gjithë funksionarët e LSDM-së do të heqin dorë nga rroga e tyre dhe do të marrin rrogë minimale, edhe përskaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button