Kabineti i Presidentit: Qëndrimet e këshilltarit Maleski për marrëdhëniet maqedonaso-bullgare nuk korrespondojnë me të Pendarovskit

Qëndrimet e profesorit Denko Maleski nuk korrespondojnë me mendimet dhe qëndrimet e presidentit Stevo Pendarovski për marrëdhëniet maqedonaso-bullgare, thanë nga Kabineti i Presidentit në lidhje me komentet e profesorit Maleski, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar i tij i jashtëm, njofton Portalb.mk.

“Profesori Denko Maleski është bashkëpunëtor i jashtëm i presidentit Pendarovksi, i cili ka edhe dy bashkëpunëtorë të jashtëm nga fusha e politikës së jashtme. Në Kabinet, këshilltarë të përhershëm për këto çështje janë ambasadori Goce Karajanov dhe dr. Aleksandar Spasov, me të cilët presidenti është në komunikim ditor. Përveç të përmendurve, presidenti konsultohet edhe me ekspertë tjerë dhe profesorë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Qëndrimet publike të thëna nga profesori Maleski nuk korrespondojnë me mendimet dhe qëndrimet e presidentit Pendarovski për marrëdhëniet maqedonaso-bullgare”, u përgjigjën nga Kabineti.

Megjithatë, shtojnë nga Kabineti, ai fakt nuk nënkupton se presidenti Pendarovski nuk duhet të bashkëpunojë me profesorin Maleski.

“Ka kaluar koha kur të gjithë këshilltarët e presidentit dhe kryeministrit, deri te i fundit, kanë pasur detyrë që vetëm t’i përsërisin qëndrimet e eprorëve të tyre”, shtojnë nga Kabineti.

Përndryshe, Maleski, i cili është ministri i parë i jashtëm i Maqedonisë së pavarur, përpara disa ditëve, në një kolumnë, a më vonë edhe në një intervistë për një televizion bullgar, deklaroi disa qëndrime për gjuhën dhe kombin maqedonas, të cilët në opinion u vlerësuan si “pro-bullgare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button