Kosovë, Çështja Pacolli, përplasi presidentit dhe qeverinë në detyrë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cilësoi shpifje dhe kërcënim për njerëzit e politikës deklaratat e ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me debatet që nxiti kërkesa e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli për t’u kthyer në Kosovë në kohën e kufizimeve për shkak të koronavirusit, shkruan REL.

Më herët, zoti Sveçla në një konferencë për media ngriti dyshime nëse presidenti Thaçi gjatë ditës së djeshme gjatë një udhëtimi në Shqipëri e ka takuar deputetin Behgjet Pacolli.

“Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e policisë kufitare që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18:00 në drejtim të Shqipërisë. I njëjti është kthyer në Kosovë, pak pas orës 19:00, kur eskorta e presidentit është ndaluar është konstatuar se në veturën e dytë ndodhet presidenti”, ka thënë Sfeçla.

Ai tha që nëse konfirmohet se deputeti Pacolli ishte në veturë me presidentin Thaçi, atëherë edhe Presidenti duhet t’u nënshtrohet masave të izolimit, apo vetizolimit, sipas vendimit të Qeverisë, ndërkaq ka kërkuar nga deputeti Pacolli të tregojë për vendndodhjen e tij, duke thënë se nëse paraqitet në publik, pa iu nënshtruar masave, atëherë policia do të ndërmarrë veprime ndaj tij.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Pacollin mirëpo ai nuk ka qenë i qasshëm.

Të mërkurën mbrëma presidenti Thaçi tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTV Dukagjinin se “prej çlirimit të Kosovës dhe deri dje kur kam dalur dhe hyrë në relacionin Kosovë-Shqipëri në procedurat e njëjta ndërsa për interesimin e Sveçlës dhe Kurtit, si ndërmarrje kriminale që është shndërruar dhe që ju intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi”, tha presidenti Thaçi.

Ku qëndron problemi i udhëtimit të Pacollit?
Në një postim të martën në rrjetin social, Twitter, Pacolli ka akuzuar Qeverinë në detyrë të Kosovës se nuk po e lejon të kthehet nga Zvicra në Kosovë për të kryer detyrat e tij “si deputet i zgjedhur në mënyrë demokratike”.

“Kjo është një pengesë direkte ndaj demokracisë sonë parlamentare dhe tentim për të penguar zgjedhjen e qeverisë së re. Turpëruese”, ka thënë ai.

Më pas këshilltarët e tij thanë se ai udhëtoi për në Shqipëri.

Në bazë të masave të ndërmarra nga qeveria në detyrë e Kosovës, secili person që hyn në Kosovë, dërgohet në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Ndërkohë në diskutim të postimit të Pacollit është përfshirë Furtuna Sheremeti, këshilltare e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

“Kjo qasje është krijuar si rezultat i sa e sa viteve praktikë që pushteti është mbi ligjin. Është vështirë të pranohet tash që të gjithë realisht jemi të barabartë para ligjit”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button