Tanja Mishçeviq: BE dëshmoi se është aleat i shkëlqyeshëm i Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian është mbështetës dhe aleat i fortë i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe punon për të forcuar tregun e vetëm si mënyrën më të mirë për të dalë nga kriza e paparashikuar që është shkaktuar nga koronavirusi, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Rajoni ynë duhet ta ndjekë këtë shembull dhe të vazhdojë të punojë në forcimin dhe intensifikimin e sinergjive të përbashkëta ekonomike që duhet të jenë pjesë përbërëse e strategjisë për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, thotë prof. Dr Tanja Mishçeviq, Zëvendës sekretare e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR) në një intervistë me “Juropian Uestern Ballkanis”.

“Sapo të përfundojë kriza, e gjithë bota, madje edhe rajoni ynë, do të duhet të angazhohen fuqimisht për rimëkëmbjen ekonomike. Në rajon ka pothuajse 350.000 kompani, 99.7% e të cilave janë të vogla ose të mesme. Para pandemisë, parashikimi i rritjes ekonomike të rajonit ishte midis 3.1 dhe 3.6 përqind, ndërsa Banka Botërore aktualisht vlerëson rritjen në mes -1.2 dhe -3.8 përqind, do të thotë praktikisht asnjë rritje. Pandemia ka treguar se bashkëpunimi rajonal nuk ka asnjë alternative dhe KBR do të vazhdojë ta forcojë atë. Ky është prioriteti jonë. Bashkimi Evropian, një mbështetës dhe aleat i fortë i rajonit, po punon për të forcuar tregun e vetëm si mënyrën më të mirë për të dalë nga kriza e paparashikuar e shkaktuar nga koronavirusi. Rajoni ynë duhet të ndjekë atë shembull dhe të vazhdojë të forcojë dhe intensifikojë sinergjitë e përbashkëta ekonomike pas pandemisë”, thotë Mishçeviq.

Ajo e theksoi ndihmën e BE-së për rajonin e Evropës Juglindore, duke iu përgjigjur shumë dezinformatave se Ballkani është harruar.

“Ne mund të jemi irracionalë kur shikojmë mbështetjen e BE-së për rajonin, por natyrisht BE-ja, e cila ishte e habitur në fillim të pandemisë, duhet të përpiqet të gjejë zgjidhjet më të mira për situatën e re. Sidoqoftë, kjo fazë nuk zgjatu shumë dhe filluam të pranojmë ndihmë nga BE-ja në pajisje mjekësore, ilaçe dhe respiratorë. Ajo na ka mbështetur edhe me krijimin e Korridoreve të Gjelbra për transport të papenguar të mallrave. Më në fund, do të investohen fonde të mëdha për të luftuar pandeminë dhe masat mbështetëse për të trajtuar krizën e shkaktuar nga pandemia. Kjo arrin në më shumë se 1.4 miliardë euro mbështetje financiare: nga të cilat 700 milion euro për luftën kundër pandemisë dhe për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Për më tepër, vetëm dy ose tre ditë më parë, Komisioni Evropian miratoi një paketë tre-miliardë euro ndihmë makro-financiare për Ballkanin Perëndimor dhe vendet partnere – ata që kanë shprehur nevojat e tyre. Shuma totale për ekonomitë në rajon është 750 milionë euro dhe ato fonde janë dhënë për Shqipërinë (180 milionë), Bosnjë dhe Hercegovinën (250 milionë), Kosovën! (100 milionë), Malin e Zi (60 milionë) dhe Maqedoninë Veriore (160 milionë). Nuk duhet të harrohen as  800 milionë nga Fondi i Solidaritetit, i cili është në dispozicion të shteteve anëtare dhe katër ekonomive në rajon që i kanë filluar negociatat (Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut)”, tha Mishçeviq.

Ajo gjithashtu adresoi çështjen e korridoreve jeshile për transportimin e papenguar të mallrave, ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore nëpër rajon dhe nga rajoni në BE, për të cilat disa kohë konsideroheshin si të pamundura. Ajo i konsideron ata një sukses të papritur.

“Të më kishte thënë dikush dy ose tre muaj më parë se do të duhej të organizonim Korridore të gjelbra, do të thosha që është e pamundur! Por jemi këtu dhe jemi dëshmitarë të kësaj. Më vjen mirë që kemi pasur një ide të mirë, të cilën të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ishin të gatshëm ta mbështesin, dhe të cilën ne, së bashku me Komunitetin e Transportit dhe Sekretariatet e CEFTA, me mbështetjen e palëkundur të BE-së, e vumë në praktikë. Rajoni ynë ka 18 kalime kufitare të jashtme dhe 14 të përbashkëta. Sipas të dhënave që i kemi, 82% e kamionëve përdorin korridoret që janë pjesë e Korridoreve të gjelbra. Që nga java e kaluar, është në funksion sistemi për paralajmërim dhe shkëmbim të informacioneve për mallrat me prioritet. Korridoret tani funksionojnë, koha e pritjes nuk është e gjatë, midis 5 dhe 60 minuta dhe qytetarët mund të jenë të qetë. Ne jemi të kënaqur me këtë”, tha Zëvendës sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mishçeviq gjithashtu e theksoi marrëveshjen rajonale për roaming për telefoninë celulare.

-Vitin e kaluar, përkundër të gjitha pengesave, arritëm të ndihmojmë të gjithë në rajon të nënshkruajnë Marrëveshjen rajonale për roaming, me çka do të hapen dyert për të ulur shpenzimet për roaming. Kjo ndodhi në korrik të vitit të kaluar, ndërsa shpresoj se vitin e ardhshëm nuk do të ketë më roaming në Ballkanin Perëndimor- thotë Mishçeviq

LEXO: 3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button