Gjykatësit e uritur kushtetues kanë paraqitur se kanë nga dy-tre shtëpi, toka, aksione dhe kursime në banka

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurave kundër 4 urdhëresave të Qeverisë për të cilat gjykata vetë, për herë të parë, parashtroi iniciativë  për të ndaluar uljen pagave të tyre dhe të të gjithë gjyqtarëve, deputetëve, prokurorëve, drejtorëve, për dy muajt e ardhshëm; për këtë arsye hymë në të dhënat për pasurinë e nëntë gjyqtarëve kushtetues, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“A është e nevojshme të merret gjithçka?” Si e dimë se për ku janë këto para? A e dimë nëse qeveria i përdor për kovid? Pse shteti është i papërgatitur, pse nuk ka rezerva shtetërore. Pse, ta themi popullorçe, duhet nga njerëz të uritur të bëhemi edhe më të uritur,?”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, i tronditur që qeveria kishte lënë të administronte gjykatën vetëm me para për paga të nëntë gjyqtarëve dhe për fotokopjim.

Gjyqtarët kushtetues dje ishin unanim që Qeveria kishte rrezikuar të drejtën e tyre kushtetuese për fitime, të drejtën e tyre për pronë private, se me urdhëresën për shkurtim si solidaritet për t’u përballur me pandeminë kovid-19 dhe kështu në mënyrë selektive ka përzgjedhur funksionarë dhe me atë ka bërë diskriminim kundër kushtetues ndaj tyre, duke e shkelur parimin kushtetues për sundim të ligjit dhe ndarjes së pushtetit. Gjyqtarët kushtetues kanë dyshuar se urdhëresat e Qeverisë nuk kanë lidhje me koronavirusin dhe nuk kanë lidhje me masat e shumta që ajo i ndërmerr çdo ditë.

Murati ka raportuar se posedon shtëpi prej 180 metrash katrorë në Vrapçisht, Gostivar, apartament 75 metra katrorë në Shkup dhe një tjetër 54 metra katrorë tjetër në Gostivar. Ai raportoi stoli të gruas tij në vlerë 6,000 euro, të ardhura nga qiraja nga një apartament dhe se atij i kanë borxh 12,000 euro. Ka 4,200 euro detyrime.

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Elena Gosheva, e cila dje tha se ulja e shtesave dhe kontributeve të pagave të administratës nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e koronavirusit, për shkak të së cilës është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, posedon: dy apartamente prej 70 metrash katrorë në Shkup, 7 parcela tokë bujqësore në Koçani, të ardhura mujore 500 euro nga qiraja dhe 32.700 dollarë depozita me afat.

Nikolla Ivanovski, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese ka raportuar se posedon: një apartament prej 147 metrash katror, ​​një apartament prej 49 metrash katror, ​​një tjetër me një bodrum dhe garazh në një sipërfaqe prej 48 + 15 + 4 metra katror, ​​të gjitha në Shkup, pastaj dy baraka në Shkup 66 dhe 64.5 metra katrorë, 3 vetura, të ardhura nga një barakë e shitur prej rreth 40 mijë eurosh, kompensim i realizuar na bazë të një aktgjykimi prej 14 mijë eurosh, të ardhura nga pasuria e paluajtshme e shitur prej një mijë eurosh.

Gjykatësi Naser Ajdari, si gjykatës raportues për shtesat dhe kontributet e pagës së administratës, që me urdhëresë qeveria ia shkurtoi administratës e cila tashmë dy muaj ose nuk shkon në punë ose punon nga shtëpia për dy muaj dhe nuk ka shpenzime, tha se kjo nuk kishte asnjë lidhje me koronavirusin.

Ajdari ka raportuar se posedon apartament 87 metra katrorë në Shkup, shtëpi 180 metra katrorë në Haraçinë, oborr prej 1.800 metrash katrorë në Haraçinë, 11.690 metra katrorë tokë në Ilinden, dy të tjera 4.000 e 5.000 metra katrorë në Haraçinë, 3 vetura dhe një kredi prej 20,000 euro për 20 vjet, që duhet ta paguajë deri në vitin 2025.

Jovan Josifovski ka raportuar një apartament me ballkon në Ohër me sipërfaqe totale 54 metra katror, ​​një apartament prej 60 metrash katrorë në Shkup, dy vetura, kredi prej 307,000 denarë dhe një kredi tjetër prej 600,000 denarë për 60 muaj.

Osman Kadriu ka raportuar një shtëpi prej 100 mijë eurosh në Kërçovë, tokë prej 20.000 eurosh, tokë ndërtimi prej 10.000 eurosh, një shtëpi tjetër prej 100,000 eurosh – e gjithë kjo në Kërçovë, por edhe një apartament prej 70 metrash katrorë në Shkup, dy vetura , 5.000 euro depozitë në një bankë dhe 150.000 denarë në llogari të transaksionit.

Gjykatësi Kushtetues Darko Kostadinovski, i cili ishte i vetmi që për urdhëresat e qeverisë për uljen e pagave, tha se ishte e rëndësishme që Qeveria të luftojë pasojat, e jo vetëm me shkaktarin, koronavirusin, dhe se nuk ajo mund të jetë magjistare për t’u përballur edhe me shkakun edhe me pasojat, ka dy apartamente në Ohër dhe një prej 97 metrash katrorë në Shkup, një truall në Sopishtë, një makinë, depozita 23.000 euro dhe nuk ka borxhe.

Gjykatësi Vlladimir Stojanoski ka raportuar se posedon një apartament prej 104 metrash katrorë dhe një shtëpi prej 183 metrash katrorë në Shkup, dy vetura, aksione dhe depozita në denarë dhe në valutë të huaj, prej 2.000 euro.

Gjykatësja Kushtetuese Vangelina Markudova, e cila nuk ishte e pranishme në seancën e djeshme, ka raportuar: 35 parcela tokë bujqësore, livadhe, vreshta dhe një kullotë, një apartament në Shkup, dy makina, aksione, të ardhura nga dividenda, një depozitë prej 10.000 euro dhe rreth 15.000 euro kursime. në kundërvlerë në denarë.

Që në fillim, Kryetari Murati tha se gjykata duhet t’i kushtojë vëmendje kufizimeve të të drejtave dhe lirive të qytetarëve me urdhëresat qeveritare, të cilat duhet të jenë shumë të justifikuara. Ai tha se urdhëresat, mbi 130 deri më tani dhe pothuajse të gjitha ato janë kundërshtuar para Gjykatës Kushtetuese, duhet t’i referohen arsyes për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe të korrespondojnë me situatën reale. Qeveria pretendon se të gjitha urdhëresat që i miraton kanë të bëjnë me përballjen me pandeminë koronavirus, e cila ka goditur rëndë ekonominë e Maqedonisë.

“Urdhëresat e qeverisë me fuqi ligjore duhet gjithashtu të lidhen me masat që miratohen. Disa nuk janë, kështu që ne vetë vendosëm të ngrejë procedurë”, tha Murati për urdhëresat e kontestuara për shkak të krizës ekonomike mbi koronavirusin, që çoi në gjendje të jashtëzakonshme.

Sidoqoftë, kriza ekonomike dje nuk u përmend në asnjë fjali në seancën e Gjykatës Kushtetuese, vetëm kualifikime që Qeveria me urdhëresë se në mënyrë kundër kushtetuese ua ka ulur atyre pagat, gje që nuk ka lidhje me koronavirusin.

LEXO: Funksionarët e LSDM-së paralajmërojnë se do të heqin dorë nga rrogat pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
LEXO: Komisioni për Antikorrupsion: Nuk ka konflikt interesi te gjykatësit e kushtetueses, edhe pse kanë vendosur edhe për pagat e tyre
LEXO: Gjykata Kushtetuese ka vendosur që gjyqtarët, prokurorët dhe funksionarët të marrin pagat e tyre të plota
LEXO: Qeveria: Skandaloze procedura e Gjykatës për anulimin e uljes së pagave për 2,060 funksionarët në 14,500 denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button