Filipçe është negativ edhe në testin e dytë për virusin korona

Ministria e Shëndetësisë, informoi se ministri Venko Filipçe, informoi se edhe rezultati i dytë nga testimi për virusin korona është negativ, njofton Portalb.mk.

“Sot e mora rezultatin nga testi i dytë për KOVID-19, ashtu siç ishte i pari edhe ky është negativ. Me këtë, praktikisht, mbaroi izolimi im 14 ditor të cilin e bëra me iniciativë personale edhe pse epidemiologët vlerësonin se nuk jam në rrezik. Në dy javët e kaluara të gjitha obligimet e mia i kam kryer nga izolimi dhe kam mbajtur takime të rregullta online me Komisionin për Sëmundje Infektive, mjekët në institucionet shëndetësore, kolegët në qeveri dhe mediat dhe gjithçka ka funksionuar pa pengesa”, thotë Filipçe, duke shtuar se prej sot vazhdon që të menaxhojë me aktivitetet në Ministri dhe situatën me virusin korona në vend.

“I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, tha ministri Filipçe.

Filipçe u vetëizolua, pasi që ishte për vizitë në Kumanovë, ku është takuar me kryetarin e komunës, Maksim Dimitrievski, i cili doli pozitiv në COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button