Wall Street Journal: Një grup sekret i shkencëtarëve dhe miliarderëve të përgatitur me projekt – Bombë atomike kundër Kovid-19

Dhjetëra shkencëtarë të njohur amerikanë dhe një grup i miliarderëve thonë se kanë zgjidhje për pandeminë e virusit korona dhe kanë gjetur rrugëdaljen, përmes së cilës mund ta realizojnë planin në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Wall Street Journal, transmeton MIA

Grupi përfshin kimistë dhe biologë, imunobiolog, nevrobiolog, kronobiolog, onkolog, gastroenterolog, epidemiolog dhe shkencëtar bërthamor, bëri të ditur Wall Street Journal.

Ata quhen “Shkencëtarë për ndalimin e Kovid-19”. Punën e tyre e përshkruajnë si projekti “Menheten”, shoqatë për hulumtim dhe zhvillim gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore i cila e prodhoi armën e parë bërthamore.

Këtë herë, shkencëtarët zhvillojnë zgjidhjet e tyre, duke grumbulluar ide nga e gjithë botë. Shkencëtarët përgatitën një dokument të besueshëm prej 17 faqeve.

Një nga idetë kryesore është që pacientët të mjekohen me ilaçe të fuqishme, që përdoreshin për mjekim të ebolës, por në dozë më të madhe. Ekipi e hodhi poshtë hidroksihlorohinin që përdorej për mjekim, malaria vetëm përmendet në raport.

Shkencëtarët gjithashtu nuk i shqyrtojnë testet për antitrupa, që iu mundësojnë njerëzve që të kthehen në punë, nëse rezultatet tregojnë se janë negativë në virusin korona.

Ekipi rekomandon që të provoheshin ilaçe të ndryshme, efikasiteti i të cilave ende nuk është dëshmuar dhe të ulet koha për kontroll klinik të ilaçeve të reja një herë në javë, në vend se nëntë muaj ose një vit.

Në qendër të projektit është biologu Majkëll Rozbash, fitues i çmimit Nobël në vitin 2017, i cili theksoi: “Nuk ka dyshim se jam më së paku i kualifikuar”. Askush në grup nuk punon për para. Ata e pranojnë se mund të mos kenë sukses, por nëse kanë, mund ta ndryshojnë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button