fbpx

Informacion i saktë, por i prishur me titull tendencioz

Burimi: KriThink

Titulli i artikullit që i nënshtrohet këtij recensioni nuk korrespondon me përmbajtjen e vetë artikullit. Ai është manipulues dhe ka për qëllim t’i diskreditojë deputetët e grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Foto nga lajmi

Linku deri te artikulli origjinal: PËRSËRI I SHËRBEJNË ZAEVIT: Deputetët e varur me mbështetje për planin e LSDMsë

Data dhe koha e publikimit: 22.04.2020

Data e recensionit: 27.4.2020

Recenzues: Drilon Saliu

Pjesa përmbajtësore e këtij artikulli është e saktë, e në fakt bëhet fjalë për një tekst të marrë nga një medie tjetër.  Teksti transmetohen reagimin e deputetes nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nora Ismajllovska-Starova, në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.

Edhe kjo pjesë e artikullit është në rregull, por më pas ai është prishur me një titull tendencioz. Në fakt, deklarata në të cilën deputetja e përmendur shpjegon se mbështetja e iniciativës së LSDM-së për thirrjen e Kuvendit është për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe situatës me epideminë COVID-19, qëllimisht është vendosur në kontekst manipulues: PËRSËRI I SHËRBEJNË ZAEVIT: Deputetët e varur me mbështetje për planin e LSDM-së

Padyshim, këta deputetë e mbështesin iniciativën e LSDM-së, por titulli është i sforcuar dhe ka për qëllim t’i diskreditojë deputetët e përmendur dhe mu kjo është arsyeja pse përdoren shprehj si “i shërbejnë” dhe “të varur”.

Nëse do të kishte një qasje profesionale, sigurisht që do të ishte e mundur të gjendet një titull informues, e dëshmia më e mirë për këtë është burimi prej ku është marrë informacioni, ku titulli rrjedh nga deklarata e deputetes:

Ismajllovska-Starova: Deputetët që e konsiderojnë veten të mëparshëm dhe nuk e mbështesin mbledhjen e Kuvendit, t’i kthejnë rrogat

Po ashtu, nëse konsiderohet se një veprim i tillë politik është i papërshtatshëm, kjo gjithsesi ka mundur të argumentohet ndryshe. Por, në vend që përpjekjet të jenë në drejtim të ofrimit të një shpjegimi të saktë në përmbajtjen e tekstit dhe për ta zgjeruar informacionin e marrë (nëse dikush ka vlerësuar se është nevojshme të bëhet kjo), media ka zgjedhur të përdorë ton fyes në titull. Duke e ditur se shpesh ndodh që lexuesit ta lexojnë vetëm titullin dhe të nxjerrin përfundime pa e shikuar fare përmbajtjen.

Por, qasja e tillë e plasimit të informacionit është në kundërshtim me standardet e gazetarisë (Universiteti “Kolumbia”, Sh.B.A.), të cilat përcaktojnë se çfarë të përmbajë një titull që të jetë i saktë:

  • të jetë i saktë;
  • të jetë i lehtë për t’u kuptuar;
  • ta tërheqë vëmendjen;
  • të korrespondojë me tonin e artikullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button