“Yon Idy” shkupjani që shkruan, këndon dhe luan në instrumente për këngët e tij

Ai shkruan tekste, i bije kitarës, këndon vokalin e parë si dhe atë përcjellës për të gjitha këngët e tija, për shkak se shkupjani Yon Idy konsideron se origjinaliteti në muzikë është çelësi drejt suksesit. Me këngën e fundit “Waste No Love”, Yoni synon tregun ndërkombëtar, shkruan Portalb.mk.

Ai për Portalb.mk tregoi se dy këngët e mëparshme “Gentle” dhe “Walking the Line of Love” janë dëgjuar në disa radio anembanë Ballkanit dhe Evropës, pikërisht për këtë arsye ai do të vazhdoje të këndoje në gjuhën angleze.

“Ka shumë arsye se pse këndoj në gjuhën angleze, kryesorja është që publiku i cili dëgjon këngët e mija të jetë më i gjerë. Megjithatë, e kam në plan që në të ardhmen të këndoj edhe në shqip për shkak se është gjuhë e bukur dhe mjaftë artistike. Aktualisht, konsideroj se zgjidhja e duhur për mua është të këndoj në gjuhën angleze” tha Yon Idy.

Yon Idy.
Yon Idy.

Meqenëse ai tekstet e këngëve i shkruan vetë, na tregoi se inspirimin për këtë e gjen nga çdo gjë e gjithçka, kryesisht ai shkruan për përvojat e tija të përditshme dhe jo vetëm.

“Zakonisht janë eksperiencat e mija te përditshme, këngët që kam publikuar deri tani, te gjitha sillen rreth temës se dashurisë. Mirëpo, mund të them se ky nuk është rasti me të gjitha këngët te cilat i shkruaj, pasi shkruaj për çfarëdo qe mund të më motivoj ditën që kompozoj këngën. Mund të jetë dhe ndonjë ndodhi e dikujt të afërt për të cilën të shkruaj. Kështu që mund të them se inspirimin e kërkoj dhe e gjej prej kudo qe mund ta marr” shtoi Yon Idy.

Ndryshe,  Yon Idy është një kantautor shqiptar nga Shkupi, ai kryesisht përdor instrumente akustike të cilat i luan vetë ndërsa zhanri në të cilin ai këndon është Indie-Pop dhe Pop-Rock. Deri në këto momente ai ka të publikuara tre këngë, të trejat në gjuhën angleze për shkak se ai synon tregun ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button