Xhaferi mohoi mundësinë për thirrjen e Kuvendit para zgjedhjeve

Talat Xhaferi në një paraqitje publike në lidhje me përvjetorin e tretë të dhunës në Kuvendin e RMV-së, ku edhe kur u zgjedh Kryetar, mohoi mundësinë për thirrjen e Kuvendit para zgjedhjeve parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Ai përkundër argumenteve të tij se është e pamundur mbledhja e Kuvendit pas shpërbërjes së tij dhe para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ai theksoi se pret liderët e partive politike të ulen dhe të bisedojnë për këtë çështje.

“Kuvendi mund të kthehet vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe atë mund ta bëjë populli”, ka thënë Xhaferi.

Ai e ka vlerësuar thirrjen e Kuvendit një mjet që ngjason në grusht-shtet. Xhaferri (pa)mundësinë për thirrjen e Kuvendit gjithashtu e krahasoi edhe me pamundësinë për formimin e Ish-Jugosllavisë tashmë të shpërbërë. Në të njëjtin emision mori pjesë edhe përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili e vlerësoi të nevojshme thirrjen e seancës së Kuvendit.

Përndryshe, Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar në Kuvend iniciativën me nënshkrimet e mbledhura për thirrjen e seancës parlamentare. Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska, ka deklaroi pastaj se deputetët e kësaj partie vlerësojnë se Kuvendi duhet të thirret, për shkak të kohëzgjatjes së epidemisë me COVID-19.

Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe PDSH-ja kanë përkrahur nismën për mbledhjen e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pasi një nismë e tillë sot u konkretizua me 20 nënshkrime të LSD-së.

Qëllimi i deputetëve të LSDM-së, është që Kuvendi të konfirmoj vendimet e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dy herë radhazi. Pendarsovski ka shpallur gjendje të re të jashtëzakonshme më 18 prill, pasi nuk ka pasur Kuvend që ta votoj atë që u shpall më 18 mars.

Mbledhja, siç theksojnë, mund të thirret me 20 nënshkrime të mbledhura nga deputetët, në bazë të nenit 67 të Rregullores për punë të Parlamentit në të cilën në paragrafin dy parashihet se “Kryetari i Kuvendit mund të thirr mbledhje edhe me kërkesë të presidentit të Republikës, Qeverisë dhe së paku 20 deputetëve”. Sipas nenit 63 paragrafi 4 nga Kushtetuta, ndërkaq, “mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdojë  vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme apo luftës”.

LEXO: LSDM dorëzoi iniciativën në Kuvend, presin që Xhaferi të caktoj seancën
LEXO: RMV, Janë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button