Elbasan, biznesmeni gjendet i vetëvarur në banesë, shkak dyshohen borxhet

Një pronar i një pike të këmbimit valutor në Elbasan është gjendur i pajetë në banesën e tij pasditen e sotme (27 prill).

54 vjeçari është gjendur nga familjarët e tij i vetëvarur në tualet.

“Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur i  vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç.  Nga këqyrja paraprake e kufomës  nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja”, njofton policia.

Dyshohet se shkak i ngjarjes janë borxhet që ai ka pasur.

Ndërkohë edhe një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Përrenjasit.

Djali i një çifti që ka biznese në qytetin e Përrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt.

Sipas burimeve zyrtare, 28-vjeçari Flori Albrahimi pasditen e të hënës është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë, transmeton OraNews.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button