ASH: Më 27 prill u rrëzua regjimi i përbërë nga binomi BDI-VMRO

Aleanca për Shqiptarët sot e vlerësoi 27 Prillin si një ditë të veçantë për shkak të pandemisë nga virusi korona dhe për shkak të përvjetorit të sulmeve në Kuvendin e RMV-së, transmeton Portalb.mk.

“Tashmë kjo datë mbahet mend nga të gjithë si dita që desh mori jetën e z.Ziadin Selës, kryetarit të partisë tonë, i cili ishte i vetmi kryetar i ndonjë partie shqiptare që mori pjesë në betejën historike të kësaj date të 2017-ës, kur u rrëzua një regjim që e mbylli dhe izoloi totalisht mbi 10 vjet RMV-në, një regjim i përbërë nga binomi BDI – VMRO”, deklarojnë nga ASH-ja.

ASH-ja përkujtoi se organizatorët e sulmit të Kuvendit tashmë gjenden jashtë shtetit ose nëpër koloaret e pushtetit, derisa shpëtimtari i Selës, Feta Halimi gjendet në burg.

“Mos ardhtë më asnjë ditë ku gjërat e mira do duhet t’i fitojmë me gjakun tonë! E bëfshim këtë vend më të mirë me votë dhe jo me dhunë”, deklarojnë nga ASH-ja.

ASH-ja fillimisht paralajmëroi qytetarët se moszbatimi i masave shëndetësore mund të sjellë valën e dytë të infektimeve në vendin tonë.

“Me lehtësimin e masave nuk do të thotë ulje e rrezikshmërisë së virusit. Madje me lehtësimin e masave duhet të shtohet mobilizimi ynë, pasi tashmë fillojmë dhe të dalim të gjithë në fushë të betejës. Ju lutemi që të zbatoni me përpikëri mbajtjen në mënyrë efikase të maskës dhe dorezave bashkë me distancën të paktën prej dy metrash”, kërkojnë nga ASH-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button