Kompanitë ajrore në Evropë refuzojnë rimbursimin e klientëve

Linjat ajrore evropiane, në kundërshtim me rregulloren e BE-së, kanë refuzuar rimbursimin e klientëve, të cilëve u janë anuluar fluturimet për shkak të COVID-19.

Rregullorja e Bashkimit Evropian thotë se rimbursimi duhet të jepet brenda shtatë ditësh, por pjesa më e madhe e linjave ajrore nuk po e zbatojnë këtë, duke i ofruar klientëve kupona udhëtimi ose mundësi për një rezervim të ri, edhe pse ato janë ndihmuar nga qeveritë përkatëse për shkak të situatës së krijuar.

“Air France” ka marrë një kredi prej 7 miliardë eurosh, megjithatë klientëve u është thënë se duhet të presin një vit për tu rimbursuar.

“Një zëdhënëse e kompanisë ajrore ‘Air France’ tha për Euronews se duke marrë parasysh mungesën e informacioneve për sa i përket rifillimit të aktivitetit, “Air France” do të ruajë politikën e saj të rimbursimeve të shtyra të biletave të anulluara si pasojë e krizës së COVID-19”.

E njëjta gjë po ndodh edhe me kompaninë ajrore “KLM”, të cilës qeveria holandeze i ka ofruar një kredi rreth 4 miliardë euro.

Ndërkaq, “Easyjet” ka marrë një kredi prej 686 miliardë eurosh nga qeveria britanike dhe ka deklaruar se të gjithë klientët mund të marrin rimbursimin e tyre duke kontaktuar me linjat e shërbimit të pasagjerëve, por shumë klientë janë ankuar se radha e pritjes në këto linja është shumë e gjatë.

Një përfaqësuese tha: “Klientët që kanë fluturime të anuluara, mund të zgjedhin opsionin e një fluturimi tjetër apo të marrin një kupon me vlerën e rezervimit të tyre ose mund të marrim rimbursin duke kontaktuar me shërbimin e klientit”.

Shefja e transportit e Bashkimit Europian tha se do të vazhdojnë me monitorimin e gjendjes dhe nëse do të jetë e duhur do të marrim masa të tjera.

Kriza e COVID-19 ka ndikuar shumë në kompanitë ajrore. Rrjeti europian i kontrollit të trafikut ajror thotë se në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar, fluturimet kanë rënë me 87 për qind dhe se që prej fillimit të krizës janë anuluar 1 milionë fluturime.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror ka deklaruar se kompanitë duhet t’i kthejnë klientëve rreth 32.3 miliardë euro, por drejtori ekzekutiv i “IATA” thotë se kompanitë nuk janë në gjendje të përballojnë pagesën e këtyre shumave. “Jam në mbështetje të kompanive ajrore dhe i kërkoj qeverive të shtyjnë afatin e rimburisimit të klientëve”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button