Kina mohoi përhapjen e informacioneve të pasakta për numrin e viktimave nga Covid-19

Ministria e jashtme e Kinës ka mohuar pretendimet se vendi po përhap informacione të pasakta në lidhje me koronavirusin.

Një raport i Bashkimit Evropian tha që javën e kaluar kishte “prova domethënëse” të operacioneve të fshehta kineze në mediat sociale, shkruan BBC.

Zyrtarët e sigurisë kombëtare në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Kina po vazhdon të raportojë numrin e vërtetë të viktimave nga Covid-19.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Geng Shuang mbrojti përgjigjen e Pekinit në konferencën e rregullt për shtyp të zhvilluar ditën e sotme.

“Unë duhet të theksoj se Kina është kundër krijimit dhe përhapjes së informacioneve të pasakta nga çdo individ ose institucion. Kina është më shumë një viktimë sesa një burim dezinformimi,” tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button