Tetovë, maska mbrojtëse falas do të shpërndahen derë më derë

Tre ditë më herët Portalb.mk përcolli kërkesën e qytetarëve të Tetovës për shpërndarjen e maskave mbrojtëse falas, marrë parasysh se ishte komuna e vetme për dallim prej Prilepit dhe Kumanovës që nuk e kishte bërë këtë, meqenëse këto 3 komuna konsiderohen si vatra të virusit korona. 30,000 maska do të shpërndahen qytetarëve të Tetovës derë më derë, shkruan Portalb.mk.

Nga kjo komunë sot njoftuan se kanë pranuar gjithsej 30,000 maska donacion nga Qeveria e RMV-së dhe se të njëjtat do të ju shpërndahen qytetarë derë më derë.

“Duam të informojmë qytetarët se Qeveria e RMV-së i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shtabit të Krizës pranë komunës së Tetovës dhe kemi pranuar donacion prej 30.000 maskave mbrojtëse të cilat ditëve në vazhdim do të shpërndahen derë më derë deri tek shtëpitë e qytetarëve, kurse një pjesë e vogël e tyre do të ndahen edhe për punonjësit e NPK Tetova dhe Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit, të cilët kryejnë punë ditore rreth dezinfektimit të rrugëve si dhe mbajtjes së higjienës publike në Komunën e Tetovës” theksuan nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, pas Shkupit, tre komunat të cilat e kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe të cilat trajtohen si “vatra” të virusit korona janë Kumanova, Prilepi dhe Tetova. Para disa ditëve u ndërmorën masa të veçanta për këto komuna, një pjesë e të cilave tanimë vlejnë për të gjithë qytetarët e RMV-së.

Menjëherë pas kësaj, Komuna e Prilepit shpërndau 100,000 maska falas për qytetarët e vet ndërsa një gjë të tillë e urdhëroi edhe Shtabi i Krizës së Komunës së Kumanovës, komunën që ta bëje ndërsa Komuna e Tetovës priste donacion nga Qeveria.

Nga ana tjetër, sot janë regjistruar edhe dy raste të reja me virusin korona në Tetovë me rrethinë, kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 75 kurse nga ky numër, 24 persona janë shëruar kurse 4 kanë ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button