fbpx

Në Tetovë sot janë identifikuar 5 burime të reja të infeksionit, gjithsej ka 75 të infektuar

Dy raste të reja me virusin korona janë regjistruar sot në rajonin e Tetovës, kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 75. Megjithatë, nga i njëjti numër ka të shëruar 24 persona kurse 4 prej tyre kanë ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

Sipas komunave reale, numri i të infektuarve në Tetovë me rrethinë është si vijon:

  • Komuna e Tetovës 29 (2 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bogovines 26 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Tearcës 5
  • Komuna e Bërvenicës 6 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Jegunovcës 4
  • dhe Komuna Zhelinës 4 të infektuar.

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se në këtë komunë janë identifikuar edhe 5 burime, apo vatra të reja të infeksionit me virusin korona. Andaj, ata ritheksojnë rëndësinë e respektimit të masave, sidomos asaj të distancës sociale si dhe mbrojtjes përmes maskave.

Ndërsa nga Sektori për Punë të Brendshme informojnë se në Tetovë gjatë javës së kaluar kryesisht është respektuar ora policore, më përjashtime të vogla. Në izolim me vendim në Komunën e Tetovës janë gjithsej 137 persona, në vetizolim 141 ndërsa në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit kanë ngelur vetëm 3 persona.

Ndryshe, në RMV sot janë regjistruar gjithsej 13 raste të reja me virusin korona, kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1399 ndërsa janë shëruar 553 persona kurse 65 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button