KOVID-19 në RMV, 4 persona kanë ndërruar jetë, 53 janë shëruar, 13 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se sot kanë ndërruar jetë 4 persona nga virusi korona, ndërkaq janë regjistruar 13 raste të reja me virusin korona. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.399, të vdekurve 65, të shëruarve 553, ndërkaq monentalisht ka 781 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive të Shkupit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, një paciente 58-vjeçare nga Zhenina e Tetovës e cila është pranuar në klinikë më 21 prill dhe një paciente 81-vjeçare nga Kumanova, e cila është pranuar në spital më 15 prill. Të dy pacientet kanë qenë me tension të lartë të gjakut.

Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë 1 person nga Kumanovë në moshë 47-vjeçare, i cili është pranuar në spital më 3 prill në gjendje të rëndë dhe gjatë kohë ka qenë në aparat ventilimi. Ka ndërruar jetë edhe një person nga Manastiri i cili ka qenë duke u trajtuar në Spitalin e Manastirit. Pacienti ka qenë në moshë 66-vjeçare dhe në në gjendje të rëndë, me dobësi të zemrës dhe cirozë.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë shëruar 53 pacientë të infektuar me virusin korona: 25 në Shkup, 13 në Kumanovë, 5 në Prilep, 4 në Manastir, 4 në Koçan, 1 në Strugë dhe 1 në Ohër.

Gjatë 24 orëve janë bërë 289 teste, ndërkaq janë konfirmuar 13 raste të reja: Në Kumanovë 5, Shkup 4, Prilep 2 dhe Tetovë 2.

Situata me virusin korona sipas komunave të RMV-së, është si vijon:

  • Shkup – 475
  • Kumanovë – 377
  • Prilep – 143
  • Tetovë – 75
  • Strugë – 64
  • Veles – 66
  • Dibër – 51
  • Shtip – 51
  • Koçani – 28
  • Manastir – 19
  • Ohër – 15
  • Gostivar – 15
  • Radovish – 5
  • Gjevgjeli – 4
  • Negotinë – 4
  • Krushevë – 3
  • Makedonski Brod – 2
  • Strumnicë – 2
  • Kriva Pallank – 2
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 2
  • Demir Hisar – 1
  • Pehçevo – 1
  • Vallandovë – 1
  • Vinicë – 1

Janë bërë 289 testime: Nëpërmjet IShP-së  226, Fakultetit të Veterinarisë 9, Avicena 12, Biotek 0, Filipi i Dytë 0, Sistma me metodë PCR 38 dhe AShAM 4. Deri më tani janë bërë 15.499 testime për KOVID-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button