RMV, prej nesër fillon mjekimi i të infektuarve me Kovid 19 me plazmë gjaku dhe me ozonoterapi

Mjekimi me plazmë gjaku i të infektuarve me Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut do të fillojë prej nesër. Në spitalin “8 Shtatori” do të fillojë mjekimi i këtyre të sëmurëve me ozonoterapi, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njofton MIA.

“Edhe me këto dy mënyra mjekimi dhe me plazmën e gjakut që fillon praktikisht nga nesër, për herë të parë plazma do të merret nga një pacient i cili është konfirmuar se gjendet në fazë në të cilën ka antitrupa që mund t’i jepen pacientit dhe ozonoterapinë me pajisjen që kemi do të fillojë në spitalin ‘8 Shtatori’. Ka indikacione përkatëse, nuk është e mundur të aplikohet te secili”, tha Filipçe.

Duke folur në programin e mëngjesit në Sitel TV, ministri tha se terapia e saktë për trajtimin e pacientëve me këtë virus në të gjithë botën do të konfirmohet në vijim dhe se ne si vend jemi pjesë e studimit me disa vende të botës në të cilat do të konfirmohen një nga katër mënyrat me të cilat kjo sëmundje do të trajtohet me terapi të përshtatshme dhe qasje të përshtatshme.

Filipçe përsëriti se ende nuk ka vendim për atë sa do të jetë ora policore gjatë fundjavës duke shtuar se kjo varet nga sjellja e qytetarëve, të cilët duhet t’i respektojnë masat për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse gjegjësisht maskave dhe numri i të sëmurëve të ri në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button