Shqipëri, u ndalua edhe plazhi deri në një urdhër të dytë

Policia do të ndalojë kategorikisht plazhin si një nga masat e parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Njoftimi u dha nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë si mase kufizuese të karantinës, gjatë një vizitë në Sarandë.

Sipas Ardi Veliut, për të parandaluar mundësinë që qytetarët të lëvizin drejt bregdetit për plazh, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli, e cila do të bëjë të mundur që asnjë nga qytetarët e Gjirokastrës, të mos shkojë në Sarandë për të frekuentuar këtë zonë, dhe për ta parë si mundësi për të hyrë në det, transmeton Klan Tv.

“Për Sarandën dhe për zonën e Himarës dhe për gjithë zonën e bregdetit, duke qenë se janë zona, të cilat lagen nga deti dhe do të jenë një mundësi për t’u shfrytëzuar nga pushuesit për të hyrë në det, bëj me dije se këto veprime janë veprime totalisht të ndaluara dhe nuk do të tolerohen në asnjë moment nga Policia e Shtetit. Prandaj gjej një mundësi t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të mos kenë absolutisht asnjë tendencë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë, që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet”, u shpreh dje Veliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button