fbpx

Koronavirusi e detyroi Gosensin ta presë rastin e tij te Gjermania

Ai e kishte pritur thirrjen. Një sezon fantastik te ekipi nga Serie A, Atalanta, më në fund e kishte tërhequr vëmendjen e seleksionuesit të Gjermanisë, Joachim Loew, i cili kishte udhëtuar në Italinë Veriore në më shumë se një rast për të vlerësuar nëse Robin Gosens mund të jetë përgjigjja për problemin në krahun e majtë te përfaqësuesja gjermane, shkruan Koha.net.

Një mbrojtës krahu i majtë, i fuqishëm, që mund të luajë edhe përpara, Gosens, ka qenë një figurë kryesore në ngritjen dhe statusin e Atalantas si ekipi me më së shumti gola të shënuara në Serie A, me 70 sosh në 25 xhiro. Një mbrojtës i fortë me epërsinë për të arritur përpara, Gosens shënoi tetë gola dhe bëri pesë asistime këtë sezon, duke e vendosur veten si një nga emrat kryesorë në përbërjen e parë të trajnerit Gian Piero Gasperini, shkruan DW.

Loew ka pranuar për revistën gjermane “Kicker” se Gosens ishte në planet e tij për ndeshjet miqësore që Gjermania do t’i luante kundër Spanjës në Madris dhe Italisë në Nuernberg gjatë muajit marsit, të cilat janë shtyrë për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, transmeton KOHA.

“Unë e kisha në plan ta ftoja Robin Gosens në ndeshjet miqësore të muajit mars”, tha Loew. “Do të doja ta takoja atë personalisht dhe ta shihja nga afër. Është për të të ardhur keq që nuk funksionoi tani, por ne do ta mbajmë vëmendjen menjëherë pasi topi të fillojë të rrokulliset përsëri”.

Trajneri i Gjermanisë e përshkroi Gosensin si “një lojtar të gjithanshëm, ku dinamizmi, entuziazmi dhe vendosmëria janë mbresëlënëse”. Ky ishte një lajm për Gosensin, i cili pranoi se vetëm nëpërmjet mediumeve e mësoi admirimin që Loew e ka për të.

“Ky ishte një lajm i madh. Unë duhet të them që dëgjova nga media si të gjithë të tjerët”, pranoi Gosens. “Sigurisht që e vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Ishte gjithashtu përfundimisht një lajm pozitiv në kohën kur gjithçka këtu në Itali ishte negative si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Pastaj të kontaktohesh nga miqtë dhe nga shumë njerëz dhe të mos adresoheshin me fjalët ‘Hej, si je? Ti akoma gjallë?’ por me ‘Urime. Djalë i mirë. Përpara!’. Kjo më bëri shumë mirë mendërisht dhe më të fortë në çdo aspekt”.

Megjithatë, debutimin e Gosensit te Gjermania e parandaloi koronavirusi që u përhap shumë në Itali, njëri prej vendeve më të prekura në Evropë. Gosens ka thënë se do të ishte realizim i ëndrrës së tij, nëse do të debutonte me Gjermaninë në njërën prej ndeshjeve luksoze, si ajo me Spanjën apo Italinë.

“Do të ishte gjithçka madhështore, por koronavirusi i prishi paksa planet. Tash, më duhet të presë të kalojë kjo situatë dhe të jem plotësisht i gatshëm”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button