OBSH nxori paralajmërim kundër “pasaportave të imunitetit” për pacientët e shëruar nga virusi korona

Aktualisht nuk ka prova që personat e shëruar nga COVID-19 të kenë imunitet nga sëmundja, theksoi të shtunën Organizata Botërore e Shëndetësisë duke paralajmëruar kundër përdorimi të të ashtuquajturave “pasaportat e imunitetit”, shkruan Euronews Albania.

Në disa shtete, e po ashtu edhe disa biznese, po qarkullon ideja e përdorimit të kësaj lloj pasaporte për të lejuar kthimin në punë të punonjësve që e kanë kaluar sëmundjen, me pretendimin se ata janë tashmë të mbrojtur nga një infektim për të dytën herë.

Por OBSH thotë se studimet tregojnë se njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 kanë antitrupa, por disa prej tyre kanë “një nivel të ulët të antitrupave neutralizues në gjak”.

“Sipas informacioneve që kemi, nuk ka studime që tregojnë se prezenca e antitrupave SARS CoV-2 sjell imunitet”, thuhej më tej në deklaratë.

Ata gjithashtu paralajmëruan se këto pasaporta mund të rrisin rrezikun e transmetimit të sëmundjes.

Deklarata e OBSH vjen pasi autoritet kiliane njoftuan më herët gjatë kësaj jave se po konsideronin të nisnim me përdorimin e “pasaportave të imunitetit” për të nxjerrë qytetarët nga karantina, ndërsa drejtori ekzekutiv i kompanisë ajrore u shpreh se këto pasaporta mund të përdoren për të siguruar pasagjerët që udhëtimi me avion është i sigurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button